Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Nis festa kuq e zi, shqiptarët fitojnë në Tuz

VIDEO/ Nis festa kuq e zi, shqiptarët fitojnë në Tuz

22:26, 03/03/2019
A+ Aa A-

Komuna e Tuzit në Mal të Zi do të drejtohet nga shqiptarët.

Sipas shtabit të Forumit Shqiptar, deri më tani janë siguruar 17 ulëse, gjë që i bën të jenë fitues pa pasur nevojë për ndonjë koalicion tjetër.

Ata, po presin për ulësen e 18-të nga 32 sa i ka Asambleja Komunale.

Sipas tyre, deri më tani janë 3547 vota për shqiptarët ndërsa DPS – Partia Demokratike Socialiste ka 1642.

Kaq ka mjaftuar që të nisë festa me këngë dhe flamuj shqiptarë, raporton Syri.net.

Kryesues i koalicionit shqiptar Nik Gjeloshaj garoi përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco