40 milionë lekë gjobë/ Arbër Çepani: Zbarkuan 8 furgonë si të isha 'Pablo Escobari i Korçës'

40 milionë lekë gjobë/ Arbër Çepani: Zbarkuan 8 furgonë si të isha 'Pablo Escobari i Korçës'

21:03, 03/03/2019
A+ Aa A-

Aktivisti i shoqërisë civile dhe biznesmeni Arbër Çepani ka marrë një gjobë prej 40 milionë lekësh nga Tatimet në barin e tij në qytetin e Korçës.

I ftuar në "Why Not" në Ora News, ai tregoi gjithë historinë duke sqaruar se do ti shkojë deri në fund kësaj historie pasi është në shkelje të çdo procedure të mundshme ligjore.

“Kjo gjë që më ndodhi mua i ka ndodhur mijëra shqiptarëve të tjerë para meje. Më ka ndodhur dhe herë të tjera, por jo në këto shifra qesharake. Vjen një moment që thua boll se nuk ke çfarë humbet. Nëse do isha ministër që do kisha bërë tendera nga 30-40-50 mln euro, do thoja si ta gjej mundësinë ta kaloj që të mos bëj shumë zhurmë. Ta kaloj dhe të ruaj lekët që kam bërë nga aktiviteti politik dhe jo vetëm. Por sot, vetëm një përqindje e vogël pasurohet sot, pjesa tjetër janë për mbijetesë. Unë punoj nga mëngjesi në darkë, kam 3 punë të ndryshme dhe kur vjen puna në fund të muajit, 40 milionë gjobë. Është një situatë që do luftosh se nuk ke çfarë humb”, është shprehur ai. 

Por përse u vendos gjoba?

“Filloi nga një kontroll në datën 1 dhjetor. Bëhet fjalë për një lokal në pazarin e Korçës, në pikun e sezonit. Në këtë situatë, zbarkojnë 8 furgona hetimore dhe rrethuan Pablo Escobarin e Korçës. Pasi kryen kontrollin ritual, nuk gjetën asnjë tavolinë parregullsinë. Unë sa kisha lëvizur nga aty dhe i kërkova me mirësjellje një mandat për çfarë kanë ardhur. Se mund të vijë një njeri nga rruga dhe thotë vij nga X institucion dhe bën kërdinë. Nuk kishin këtë gjë dhe nga kjo situatë filluan e sekuestruan çdo gjë që gjenin përpara. Mbas mallit, sekuestruan çdo pajisje elektronike. Sipas ligjit për të sekuestruar një pajisje elektronike, në këtë rast kompjuter duhet një urdhër mandati. Po sipas ligjit, bëhet sixhilimi dhe brenda 7 ditëve verifikimi i të dhënave bëhet në prani të pronarit. Nëse nuk është pronari prezent në verifikimin e të dhënave, mund të bëhet çdo lloj gjëje. Ajo që ndodhi është se jo vetëm që nuk pritën 7 ditë, por të nesërmen me datë 2, me dyer të mbyllura pa prezencën time është bërë verifikimi. Këtu është si gjyqet e dikurshme të diktaturës. E fillova këtë gjë dhe do ta çoj deri në fund. Do të bëhem dhe zëri i të gjithë atyre që nuk kanë mundësi”, është shprehur Çepani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keno, bythlepiresi i Ripjelljes!04/03/2019 07:52

Ankohu po ku te ankohesh! Keshtu, me mire mbathja e ik nga ky vend, ose lufto por kot eshte me gjykate!

Rilindasi03/03/2019 23:33

Maunet dhe gomonet tumllas me droge,qe s’i ben derman as “dezinfektimi” nga ajri me avjonet e Edvinit, vjedhje si të Ali Babes me PPP me tendera dhe me rruge 20 000 000 €/km, 300 000 shqiptare ja kan dhene vrapit ku syt kembet vetem dy vitet e fundit dhe shteti i pjerdhur me të tera mban inventarin e kafeve. Sic duket eshte e vertete se “...nje I cmendur I cmend të tere “

Korca03/03/2019 22:37

Po pri ndonje fature me kase pastaj ankohu o Ertugul,

Skrapari03/03/2019 22:17

Ketij mire ja bejne se keta Cepanet jane rrace hajdutesh. Ilir Cepani xhaja ketij vjedh prona ne Durres. Le paguajme ca se boll kane vjedhur

Shto koment

Denonco