E bëjnë publike/ Policia e Shtetit kthehet në Policinë e Lleshit

E bëjnë publike/ Policia e Shtetit kthehet në Policinë e Lleshit

20:44, 03/03/2019
A+ Aa A-

Pas shpërndarjes së aktivitetit të ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, nga ana e faqes zyrtare në Facebook të Policisë së Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Selia blu e quan këtë veprim në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe e akuzon atë për kthim në Policinë Politike të kryeministrit Rama, raporton Syri.net.

"Një fakt i ri sesi Policia e Shtetit është kthyer në Policinë Politike të Edi Ramës dhe, në mënyrë të paligjshme, përdoret kundër opozitës.

Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë share fjalimin politik kundër opozitës të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.

Neni 90 i Ligjit për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) ndalon pjesëmarrjen në aktivitete politike, por në duart e Policisë Politike të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, ligji nuk ka vlerë. Aktiviteti partiak i Ministrit të Brendshëm shpërndahet nga Policia në shkelje flagrante të nenit 5 dhe 90 të ligjit.

Image

Veprimi i paligjshëm prej militantesh partiakë nga Policia e Tiranës, është një provë tjetër se Edi Rama ka shkatërruar strukturën e Policisë së Shtetit dhe e ka shndërruar në një bandë militantësh partie.

Ishte Edi Rama ai që i bëri Policisë thirrjen e palogjshme në zgjedhjet e 2017-ës që, “pas punës të lënë uniformën dhe të mbledhin votat për PS”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lesh Lleshi03/03/2019 23:13

Po dhe Ty do te kemi kujdes me dt 16 o llesh

Shto koment

Denonco