Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ 'Tersi' Rama fundos Liverpool-in/ Kryeministri i vesh xhupin, 'The Reds' humbasin vendin e parë

FOTO/ 'Tersi' Rama fundos Liverpool-in/ Kryeministri i vesh xhupin, 'The Reds' humbasin vendin e parë

20:21, 03/03/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u pa në disa dalje publike me xhupin e Liverpool të veshur. Edhe pse tifoz i deklaruar i Juventusit, kreu i qeverisë, duke ndjekur edhe ecurinë e mirë të skuadrës angleze në Premier League dhe Champions League, vendosi të dilte me “look” të ri.

Veshja e kryeministrit shkaktoi debate pasi mbi xhup reklamohej edhe një kompani bastesh, por nuk mbaron me kaq.

Tashmë është bërë e ditur nga të gjithë se skuadrat për të cilat bën tifo Rama gjithmonë humbet. Këtu përfshihet edhe Kombëtarja kuqezi. Sa herë e shohim kryeministrin duke e ndjekur në stadium nuk fitojmë asnjëherë, shkruan Syri.net.

Ndërsa sot “tersi” i Ramës ka ndjekur edhe Liverpoolin. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp barazoi në derbin me Everton duke i lënë vendin e parë Manchester City-t që kryeson tashmë me +1 pikë para “The Reds”.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahen meme ku shfaqet tekniku gjerman i Liverpool duke i kërkuar kryeministrit Rama të largohet...

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco