FOTO/ Ministrja e Enver Hoxhës bën strategjinë e Bujqësisë, e ftuar nga Bledi Çuçi

FOTO/ Ministrja e Enver Hoxhës bën strategjinë e Bujqësisë, e ftuar nga Bledi Çuçi

19:52, 03/03/2019
A+ Aa A-

Thimie Thomai, ish-ministrja e Bujqësisë në regjimin e Enver Hoxhës, është zgjedhur nga Bledar Çuçi për të qenë anëtare e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Këshilli Strategjik për Bujqësinë u bë i famshëm kur dosja.al zbuloi që shefja e kabinetit kishte ftuar nënën e saj. Por, ndërsa nëna ishte në fund të tryezës, në qendër, në krah të shefes së kabinetit, ishte e ftuar ministrja e Bujqësisë e Enver Hoxhës, Themie Thomai.

Ministri Bledar Çuçi, nuk e ka gjetur me vend që në këshillin strategjik të përfshijë paraardhësit e tij të pluralizmit, ose paraardhësit socialistë. Nuk është anëtar as Niko Peleshi që e drejtoi për 1 vit e 4 muaj, as ish ministri Panariti, titullar nën drejtimit e Ramës, asnjë nga ministrat që shikoni tek lista e ish-ministrave. Është zgjedhur pikërisht ajo, Themie Thomai, që Enver Hoxha e katapultoi nga kryetare kooperative, pra nga baza, për ta bërë ministre të Mehmet Shehut dhe më pas të Adil Çarçanit. Në këtë post ajo do të qëndronte prilli i vitit 1975 deri më 2 shkurt të vitit 1989, ndërsa ka qenë njëherësh anëtare e byrosë politike.

Pse është anëtare e Këshillit Strategjik të Bujqësisë ish-drejtuesja e diktaturës? Për arritjet e mëdha? Ajo ka qenë ministrja e kolektivizimit, që u mblodhi shqiptarëve edhe lopët, pasi u kishin marrë tokën. Çfarë këshillash do t’i japë ajo qeverisë? Këtë do ta kuptojmë në muajt e ardhshëm. E sigurtë është që ministrit Çuçi i kanë pëlqyer këshillat e saj, aq sa edhe në foton miqësore ka zgjedhur ta ketë sa më pranë. Dosja.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Nostalgjikt e komunizmit06/03/2019 00:33

    e keqja me këta njerëz është se këtyre i është mbushur mendja se ai rregjim ishte i mirë, po ka bërë ca gabime dhe jo se ai ishte kokë e këmbë kriminal që në kriminalitetin e tij ka bërë ndonjë "të mirë" që i shërbente kriminalitetit të tij. shkurt këta e kanë panoramën e përmbysur, për arsyen e thjeshtë sepse janë bijtë e atyre njerëzve kriminel dhe se vetë mirë kanë parë prej atij rregjimi dhe as donin tia dinin për popullin. reminishencat e vegjëlisë dhe rinisë të kthehene edhe në pleqëri, kështu edhe me keta bijtë e komunistëve. U pika që su bie!

    Katnari05/03/2019 18:06

    Po' Ca' Pune do beje ti o flamur punen e beri ramiz alia Me kompani Ne ishim neper gulage.

    Fieraku nga Ferrasi05/03/2019 18:04

    A dine gjo nderkombetaret Sidomos gjermanet Se ata kur u bashkuan hoqen nga puna edhe mesuesit. Do hapen negociatat sh shpejt.

    Gramoz05/03/2019 17:57

    Çfar prisnit ju nga ky minister me emer qeni? Kape çuçi kape, po kelyshi çuçi kap vetem ato gra qe me perpara i ka çpuar edvin plera, i provon shefi si dashnore, i dalin nga qefi dhe i marton me çuçin. Kjo nuk i bon pershtypje çuçerve te ripjerdhjes, mjafton qe te jene ministra.

    Daj Jaku05/03/2019 08:23

    Çuçi, pinjolli i familjes Çuçi, gjakatarët e parë të diktaturës komuniste, sadistët e enverit. Themije katnarja ishte fundi, shkatërrimi total i gjithçkaje, kryetarja e urisë popullore. Gramos Ruçi ishte krimineli sadist i fundit i diktaturës. Sot i kemi në majë të plehut shtet. A do të kishin ndodhur sot këto mënxyra sikur të mos kishte qenë shoku komunist Sali Berisha themeluesi i "shtetit të ri dhjemokratik" në Shqipëri? A thua se po të kishte mbetur në komandë Ramiz Alia, sot do të ishim më keq se sa ç' jemi? Kush është fajtori që nuk lejoi të pastrohej ajo halé e ndyrë, e cila u ringjall, u rilind, u rikthye akoma më e fortë, akoma më e fëlliqur në krye të shtetit? Ndërsa HOMORA bën filozofinëne pesimizëm- optimizmit popullor në Shqipëri. Sa herë do derdhë gjak ky populli im i mashtruar? Ku do ta gjejë optimizmin, ku di ta gjejë besimin? Pa besim nuk ka optimizëm. A thua e ka kuptuar fajin e vjetër Sali Berisha dhe po kërkon ta shlyejë tani mbas pilafit?

    Shofer Petro05/03/2019 08:11

    Sikur te punohej si ne kohen e Themies, nuk do ishim ketu

    HOMORA04/03/2019 23:05

    Fataliteti SHQIPETAR apo SHQIPERIA Fatale ??? Sigurisht qe nje pesimist per nga natyra e tij kerkon gjithmone me tendencen e frikes ti beje gjerat me tragjike nga çjane,ose me te frikeshme apo me te pa ariteshme ose me te deshtueshme nga çparaqiten ne realitet. Thone qe gjene me kryesore qe e ke mu perpara hundes e sheh te fundit,ndoshta mos valle pesimisti eshte nje optimist i maskuar apo i fallcifikuar ne te tille? Pra me pseudo pesimizmin ai fsheh ne menyre te qellishme « optimizmin » e tij?! Mos valle pesimisti na luan nje rol te dyfishte dhe te fragmentuar ne faza beteje apo fushate pushtimi apo zoterimi territori opinionesh dhe bindjesh te « guximeshme » e te « dobishme » qe,ne nje kohe te caktuar ti perdori per te provuar qe pesimizmi tij kishte nje shkop magjik ku me vetine e çelesit fatmirberes e pamundura per te ishte vetem nje iluzion i imponuar nga kushtet dhe rrethanat,dhe jo nga botekuptimi i tij shpirteror dhe llogjik. Mos valle pesimisti me shamine e mendafshit kerkon te maskoje natyren e tij prej qaramani dhe ankuesit te pafund dhe te parreshtur ne ate qe sheh si te pa ariteshme per shkak se,te tjeret nuk vene vullnetin e tyre ne sherbim te realizimit apo arrities perfundimtare te nje akti,te nje aksioni apo te nje ndermarie me energji per nga vlera dhe madheshtia e saj ideore apo kauze,pra me anen e viktimizimit te tij ai kerkon te çfajesohet nga paftesia e tij prej pesimisti te zhytur ne ligeshti e lengeshti te perjesteshme,pra ngerçi tij neuronal i eshte imponuar nga ambienti te cilin e rrethon duke ja marre frymen me egersi te pameshireshme,per te vetmen aresye se ambienti nuk kerkon qe,pesimisti nje dite te behet optimist,hapsira apo territori te cilin ai e ka huhezuar i eshte bere i papelqyeshem,i eshte bere i rrezikshem,i eshte bere jo mikprites,i eshte bere kundershtar i perbetuar.Pra per pesimistin fajin e kane te tjeret dhe asnjeher pesimisti qe per nga natyra,per nga karakteri dhe per nga virtyti eshte i burgosur me bindjien dhe vendimin e tij ne burgun pesimizem,sepse vullnetit te tije kush mund ti kundervihet perveçse deshira e tij per te qene i nenshtruar nen peshen e diktatit pesimizem. Nje pesimist kur sheh nje qiell te mvrejtur me re te hirta dhe gri dhe,sapo nje copez qielli te beje siperfaqe dhe rrezet e diellit te shperthejne me enregji dhe vitalitet kozmik,ai nuk thote se koha do marri fuqine e saj ndriçuesi ne doren e saj,kaltersia do rimari me force pushtetin e saj te meparshem ku mijra ngjyra do lulezojne hapsiren e saj magjike,pra ai nuk shpreson se ylberi do mari formen e tij magjike,por ai thote,qe re me gri,re me te zeza do vine per te zevendesuar qiellin e perhimte me qiellin e sterruar,biles do ulurasi si nje i çmendur i shushatisur se fundi i njerezimit po afron me hapa gjigande. Pra kur krijojme si perafersi idene se kush eshte pesimisti dhe çfare roli ka ai ne jeten e nj grupi,nje zone,apo te nje qyteti,apo te nje kombi,lind vetvetiu pyetia ; valle si ja ben ky individ apo grup individesh pesimist-ësh per te jetuar apo ndoshta per te mbijetuar ne universin e tij pesimizem? Lind pyetia troditese,valle pesimisti me natyren e tij a ka infektuar me virusin pesimist te ngjashem te tjere,sa eshte hapsiar ne te cilin virusi tij vepron dhe ushtron forcen dhe peshen e tij virale me tere lamirshmerine e siptomave pesimizem ? Del dhe spikat vetvetiu ne drite pyetia se,ne çfare shkalle pesimisti ka ushtruar influencen e tij deshperuese dhe demoralizuese ? E nje seri e pafundeme pyetiesh ndjek kureshtien dhe kuriozitetin tone per te pare dhe kuptuar rolin dhe qellimin infektues qe ka nje pesimist me ligeshtimin deri ne peshtirosie totale te nja hovi njerezor,si e si per ti krijuar personit te tij iluzionin,qe e mira eshte e destiunuar te jete skllavia e bindur dhe e peruleshme e se keqes. Kur arrijme ne kete pike kulminante analize,fillojme e kerkojme tek vetvetia nqse virusi pesimizem na ka infektuar,a jemi dhe ne pjese virale e ketij virusi flegmatik sa edhe famekeq per nga forca e tij mpirese deri ne letargji kome vegjetative. Pra a jemi ne gjendie te mykur,te kalbur,te krimbezuar dhe te hirosur si nje trup i gllaberuar nga flaket e territ dhe ferrit. E fatkeqesisht rezultati i konstatimit eshte teper rrengjethes dhe teper i hidhur,vetem vertetesia ka nje shije te tille,ndaj dhe si rezultat i ketij realiteti ndjejme nje dhimbie te thelle,e ndjejme deri ne sfondin e muskulit konik te zemres,e ndjejme edhe pertej palces,biles aq sa edhe kockat na kerkellijne si nje skelet i pluhurosur mijra-vjeçar nen harresen e marrezise sone skeptike dhe letargjike. Ndaj si pjestare te nje grupi societal,si pjese perberese e nje trungu familiar,si kompozues i nje kulture apo tradite rracore kerkojme te gjejme nje identiti identifikues me te pershtatshem duke kerkuar arratine nga universi letargjik i pesimizmit si instikt mbrojtie nga e keqia me alarmante , per te ngelur gjithmone preja e kronologjise tradicionale te zakonit apo te kultivuar forcerisht me metoden e inkubacionit artifical te nje natyre karakteriale,ku ka dy fronte,dy futyra,dy aspekte,du fushe beteja konfliktesh te fragmentuara ne paraqitien e nje egzsistence me dy forma jete,ne te personit normal dhe tjetra te personit ku konflikti e zhyt nga dita ne dite nje nje llahtar psikomanie te thelle.Koshienca me mbikoshiencen te nje rrenje morfollogjike por jo te se njetit rol dhe funksion aksioni. Njera reagon tjetra eshte ne reaksion,njera ne analize dhe trjetra ne dialize,njera ne thellim koncepti tjetra ne shperdorim percepsioni,njera ne kunkludim vendimesh tjetra ne hipoteze hemoragjie. Pra koshient jemi ateher kur nenkoshienca mpin senset tona te ndjeshmerise dhe,jemi nenkoshient kur koshienca ndez sinjalet e ndjeshmerimit. Pra kerkojme te fshihemi ne nje iluzion qe iluzionisti na shfaq me cilesine e numrit te tij iluzionist,pra imagjinata dhe fantazia e magjepies na shtyne te strehohemi ne nje loj cirku qe, ne jemi koshient qe nga momenti ne moment illustrimi tij do marri fund si rezultat i regullit-kufizues te improvizionit. Pra kerkojme te strehohemi ne nje keshtjelle prej kartoni kur jemi te bindur qe keshtiella e gurte po ti perkushtojme ca merimetime te nevojeshme,ti bejme ca renovime te domozdoshme dhe me pak administrim te nikoqirllekshem eshte nje siguri e garantuar. Por jo,sepse kultura e pesimizmit na eshte bere menyre dhe metode jetese,s’bejme dot pat si udherefyes te hapave tona ne jeten e perditeshme,s’mund te marim fryme te « lirshem »,s’mund te mendojme me te drejten e lirise se jemi nje egzistence qe skerkojme gje tjeter veçse te jetojme nje jete te begate dhe te meritueshme,te jetojme nje harmoni mirekuptimi dhe deshiruese e dashuruese qe kerkon legjimiteti i nje societeje ne harmonie te pashtereshme. Pra pesimizmi eshte bere inspiruesi i zhvillimit ton mental,shpirtero dhe ndjesor,pra pesimizmi eshte oksigjeni yne i perditshem,biles kulturen dhe emancipimin me politiken se disponojme ose e kemi te racionuar me pikatore,deri ne ate mase qe pesimizmi te kete hapsire te gjere zoterimi dhe dominimi. Pra,na mungon inisiativa apo na mungon vullneti ?! Na mungon forca e intelektit apo na mungon energjia e frymezimit ? Na mungon deshira per te avancuar apo ne mungon ndjenja per tu zhvilluar ne tere aspektet qe spikasin humanin evolucionist ? E pesimizmi me hijen e tij ogurzeze na dikton qe na mungon gjitheshka sepse nuk kemi ne rezerven tone vitale nje pikez te vockel shkendije shprese se,e nesermia mund te jete ndryshe nga e soteshmia,sna ka ngelur nje grime kurajoje qe ta na zgjoje me xixellimin e saj per t’na frymezuar qe ne te eshte çelesi qe hap tere « sekretet » e jetes ku rruga e saj s’eshte nje lendine vetem me kesulekuqe,s’eshte nje rruge ku ska tatepjeta dhe tetepjeta,gropa apo maja etj... Pra duam te jetojme por nen termat e pesimizmit e jo ne diktimet e jetes. Duam te gezojme por nen formulimet e pesimizmit dhe jo ne skalitiet qe skalit lumturia pafundeme dhe pa limit. Duam te shuajme kuriozitetin tone por nen tika-takun monoton te pesimizmit e jo te zgjojme vleren e dijes me dig-dangun qe shprethen muskuli dhe aorta e jetes kureshtie. Kerkojme,kerkojme dhe sersihmi kerkojme… Dhe rikerkojme,por çfar??? Azgje me shume se sa te ngelimi me den e babaden,me rrace e gjak,me jet e mot ne shpellen e pesimizmit. Ndaj si konkluzion ; Fatalitet Shqipetar apo Shqiperi Fatale ??? Nje shpirt i ndriçuar e kerkon te verteten duke e filluar nga vetvetia,duke u nisur nga vetvetia,sepse filozofi shprehet mbi natyren e njeriut me shume forma dhe cilesi epitetish qe perbejne nje metafizike karakteri te farketuar nga koha me shoqerine qe e perben ate. Njeriu eshte nje specie e çuditeshme,e habiteshme dhe teper konfuze ne realitetin e vertetesise se tij si qenie « kafsherore »,ndaj dhe ne shumicen e kohes ai transformohet ne nje qyp opinionesh te ndjera dhe te pavlera ne vend qe,te jete nje « maqine » enrgjish krijuese idesh dhe inisiativash bamiresie ne sherbim te miresise gjenerale. Njeriu kerkon gjithmone me shume nga çjep kur dihet qe ekivalenca ekivoke kerkon barazi te rregullt dhe me disipline humane,pra perballie mundesish per nje normalitet jetesor pa konflikte interesash apo dominim influencash apo shperthim instiktesh e impulcesh joshese. Per nje jete pa strategji apo kurthe,pa dinakeri dhe intriga ne dobi diskreditimi apo denigrimi,sepse jeten se merr dot askurkush perveç se atij qe e ka krijuar,pra me shenjterine e dashurise per jeten njeriu duhet qe edhe pesimistin ta beje optimist te kohes e jo me te behet vegla dhe preja e tij,jo me te bjeri ne kurthin dhe lojen e tij te brishte dhe finoke per nga aspekti i injorances fataliste. Ndaj ne societen shqipetare ka fatalitet shqipetar dhe si rezultante del qe ka Shqiperi fatale,sepse shqipetaret jane Shqiperia dhe,Shqiperia eshte shqipetaret.

    qytetar03/03/2019 23:51

    Një nga krimet më të rënda të diktaturës komuniste që i katandisi jo vetëm qytetarët por edhe fshatarët që veçanërisht në kohën kur ka qenë ministre bujqësie kjo brigadiere kooperative, nuk kishin një gotë qumësht për t'ju dhënë fëmijve, ishte tufëzimi i bagëtive.Të rijtë që nuk e kanë kaluar fëmininë e tyre në kohën e Themies ministre, mbase nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë që prindërit të mos kishin mundësi të blinin një shishe qumësht për të ushqyer fëmijtë, prandaj edhe studentët e shpërndanin fajin e racës së byroistëve të PP tek gjithë politika. Vërtetë që edhe pas përmbysjes së diktaturës, akoma ka shumë shqiptarë në varfëri, por të rijtë që lindën pas viteve 90, u rritën me dyqanet plot e nuk bëhej më fjalë si në kohën e Themies të prisje gjithë natën për një shishe qumësht e në mëngjez të shkoje duar bosh tek fëmijtë. As nuk arrijnë ta konceptojnë studentët e sotëm që një familje e madhe kishte të racionuar bulmetin e mishin e që moshatarët e tyre të asaj kohe, visheshin me roba të arnuara. Të ishte për ministrat e diktaturës apo byroistët që sot i janë rikthyer PS, edhe sot akoma do të kishte po ate gjëndje mjerane me tregun bosh e vetëm me 25 dollarë në muaj paga., por ishin "partitë e politikanët e tjerë" që e ndryshuan sistemin e sollën edhe lirinë për t'ja përplasur në fytyrë marrëzitë e një kryeministri psikopat. Vetëm një fjalë ankese të kishte ndonjë student kundër qeverisë në gati 5 dekadat e diktaturës, nuk vinte në pyetje përjashtimi nga shkolla po kalbej burgjeve ai, e internohej e gjithë familja. Nuk e sollën lirinë as Rruçi apo Thomai apo bijtë e nomenklaturës së lartë enveriste që sot janë në pushtet, por e sollën partitë e reja demokrate, e nëse sot nuk guxon më kush nga kjo qeveri që të bëjë siç kanë bërë këta e baballarët e tyre me studentët e gjithë shqiptarët dikur, është frika që kanë ata nga opozita e protestat e tyre..

    Loni Zhuka03/03/2019 21:16

    Po cfar presin shqiptaret kush tjeter te jet I ftuar po Themija do jet shoku Pali Miska Nexhmie Hoxha Lenka Çuko e Te Ter zullapet e komitetit qenef qendror po haleja halet do po kelyshat e diktatures na udheheqin

    Albana03/03/2019 21:06

    Jo po nuk u zhduka fara e keqe e komunistave, se notmal bijt e tyre jane ne krye Sa keq qe kemi mbetur nje popull injorat , jemi mesuar te jemi te nenshtruar, na pelqen te na dhunojne e te na perdhosim ndaj vazhdojme ti mbajme ne krye.......

    FILANNTROPI DT. 3 MARS 201903/03/2019 20:58

    Si mundet o z. Bledar Çuçi tju bësh shqiptarve një karshillëk të tillë duke futur THEMIE THOMAIN antare e byrosë politike të diktatorit Enver Hoxha në këshillin tënd STRATEGJIK të BUJQËSISË. Për çfarë do ta pyesësh : si ua mori fshatarve lopët, dhentë dhitë ...tokën?...Kjo që po bën është një TURP I MADH që nesër nuk ka për të ta falur populli.Po pse mo Tao - Tao i Tiranës nuk kishte specialistë SHQIPËRIA të shkolluar dhe BASHKËKOHORË që mund ti merje si këshilltarë?.....TURP.. TURP

    muco03/03/2019 20:52

    nashi qe thua ti to filloje koqektivizimi shoqja thithmijaqa

    Tufezimi03/03/2019 20:35

    Mor po jane ne vete keta?! Kaq keq paska ngel vendi per eksperte bujqesie sa inkthejme syte nga koha e tufezimit dhe shkaterrimit te ekonomise bujqesore? Po keta i paskan adhuruar ne admirim delirant komunistet e qelbur

    ari03/03/2019 20:35

    me siguri tani koperativa e derrave edvin do te bej qe te pjellin 200 perqind me Shum gica.

    Profesori 03/03/2019 20:35

    Jepi breshke jepi, se te ka ardhur dita... O Cuck, o Kucke nuk behet politike per bujqesine me fosilet e diktatures qe Kane nje mal sa Korabi me gjynahe. Po ti ke nje arsye si pinjoll dhe fryt i moralit te asaj zgjyresie. MOS durofte zoti, nder ju!

    Betimi03/03/2019 20:02

    Themia specialiste e bujqesise se sa Gramozi kryetar parlamenti kriminel i regjur i komunizmit dhe tani i pseudodemokracise!Ka 28 vjet qe eshte mbuhshur hierarkia administrative me spiune te komunizmit, duke filluar nga Parlamenti more qorr!

    Flamur03/03/2019 19:55

    Nuk e beme punen mire ne 90'en

    Shto koment

    Denonco