Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përdor kishën për të prishur 20 banesa në Këlcyrë, mes tyre edhe godinën e bashkisë

Përdor kishën për të prishur 20 banesa në Këlcyrë, mes tyre edhe godinën e bashkisë

19:18, 03/03/2019
A+ Aa A-

20 banesa dhe shumë biznese pritet të prishen së shpejti nga qeveria. Denoncimin e bën një qytetar I Këlcyrës, sipas të cilit, kjo bëhet për ti hapur pamjen kishës që ndodhet në këtë  qytet.

Përmes një mesazhi të dërguar te ish kryeministri Sali Berisha, denoncuesi pretendon se vlera që u ka ofruar qeveria është qesharake.

Ai shton se bashkë me banesat dhe bizneset do të prishet edhe godina e re e bashkisë.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvini kudo mbjell fatkeqesi.

Ai akuzohet se po prish kundrejt pagesës 20 banesa dhe ndërtesën e re të Bashkisë në Këlcyrë.

Miq, le ti bëjmë thirrje kishës të mos lejojnë këtë shpirt katran të sojit të atyre që për Krisht dhe Profet kanë lekun, të përdori emrin e saj për të mjeruar 20 familje dhe shembur ndërtesën e bashkisë të ndërtuar me taksat e qytetarëve.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor pershendetje ju shkruaj nga kelcyra hajduti edvin rama do prishi 20 shtepi,gjith qendren e kelcyres dyqane dhe shtepi tre katshe ku strehohen rrethe 40 familje dhe biznese me pretendimin per ti hapur pamjen kishes se kelcyres e duke i vleresuar ato me nje cmim qesharak gjithashto do prishi dhe ndertesen e bashkis qe eshte ngjitur me kishen baskia eshte ber e re kohet e fundit me da duket ai eshte paguar aq mir sa vendos per te prishur gjysimen e kelcyre

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco