120 ditë në protestë, banorët e Unazës së Re nuk ndalen: Më datë 5 Mars të gjithë para Parlamentit

120 ditë në protestë, banorët e Unazës së Re nuk ndalen: Më datë 5 Mars të gjithë para Parlamentit

18:16, 03/03/2019
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar sot protestën e tyre maratonë, në ditën e 120-të të saj.

Banorët kanë dekalruar se vetëm protestat e vazhdueshme po mbrojnë shtëpitë e tyre dhe po ashtu përmes protestave largohet qeveria aktuale.

Ata kanë bërë thirrje që të veshur me jelekët e tyre karakteristikë, të marrin pjesë në protestën e datës 5 Mars përballë parlamentit.

Ishte një vjedhje me vlerë 40 milionë euro, ajo që u bë këtu, dhe ishte rezistenca jonë që bëri të mundur bllokimin e këtij projekti, tha një prej banorëve.

Ata dënuan me forcë aktin mbrëmshëm ku një person goditi me makinë dy prej protestuesve dhe më pas u largua me shpejtësi.

Protestuesit i quajtën të turpshëm dhe pa integritet,

Projekti është korruptiv dhe abuziv dhe nuk njihet nga ne, thanë ata.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco