E lanë trupin në shtyllë për mbi 5 orë/ Ja si shteti po e vret për herë të dytë elektriçistin 34-vjeçar

E lanë trupin në shtyllë për mbi 5 orë/ Ja si shteti po e vret për herë të dytë elektriçistin 34-vjeçar

17:06, 03/03/2019
A+ Aa A-

Elektriçisti 34-vjeçar Prend Ceca humbi jetën më datë 24 shkurt teksa po punonte për rregullimin e një defekt elektrik si pasojë e  motit të keq dhe erërave të forta. Por gjatë riparimit të tij ai ra në kontakt me energjinë elektrike duke humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar policinë, pasi Ceca nuk po përgjigjej në telefon, ndërsa pas kërkimeve kanë konstatuar ngjarjen e rëndë. Por, pavarësisht lajmërimit policia dhe grupi i OSHEE-së kanë mbërritur mbi 5 orë me vonesë duke u justifikuar me distancën e largët, ndërsa më pas është pritur deri kur është stakuar linja e tensionit të lartë për të zbritur trupin e 34-vjeçarit nga shtylla.

Por sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, kjo ngjarje duhet trajtuar si vrasje shtetërore, edhe pse padashje.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Prendi ra ne krye te detyres!

Miq, dy dite me pare ra ne krye te detyres elektriçisti 34 vjeçar, Prend Ceca. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per Prendin dhe ngushellimet me te ndjera familjes se tij te nderuar.

Por gjthashtu theksoj se vdekja e Prendit ne krye te detyres eshte nje vrasje e mirefillte shteterore (natyrisht mendoj se pa dashje) dhe ajo vetem si e tille duhet te trajtohet.

Miq, aq sa tragjike ishte vdekja e tij po aq kriminale eshte qendrimi i narkoautoriteteve ndaj saj.

Per te lare duart me vrasjen shteterore dhe lenien e Prendit te vdekur ne shtylle per ore te tera, narkozyrtaret mashtruan opinionin se ai kishte shkuar vet dhe nuk e kishte derguar njeri per riparimin e defektit. Keta zyrtare kriminele me qendrimet e tyre po e vrasin per se dyti 34 vjeçarin qe ra per te siguruar energji komunitetit dhe qe nje dore e zeze i leshoi rrymen nderkohe qe ai punonte dhe i mori jeten.

Narkoshteti eshte konglomerate horrash, trafikantesh, kriminelesh te cilet duhen fshire sa me pare nga faqja e dheut. sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco