'LSI me 3 yje'/ Që do të kthehej në politikë Mehmet Shehu do e kisha besuar, por që të kthehej Ylli Shehu...

'LSI me 3 yje'/ Që do të kthehej në politikë Mehmet Shehu do e kisha besuar, por që të kthehej Ylli Shehu...

16:55, 03/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, i cili la Fatmir Mediun për të kaluar te LSI, ka dorëzuar këtë të premte formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai i ka thënë po mandatit të deputetit pas dorëzimit të tyre nga ana e opozitës.

Por kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar brenda LSI-së dhe jo vetëm.

Reagimi vjen nga gazetari Ylli Dylgjeri, i cili si gjithmonë, nuk i kursen notat e humorit dhe ironisë.

Postimi i Dylgjerit:

LSI i rierdhi edhe një Yll!

Më në fund e bëmë partinë me 3 Yje! Ishim 2 e tani u bëmë 3: Yll Manjani, Yll Dylgjeri e së fundi Ylli Shehu. Që do të kthehej në politikë Mehmet Shehu 
do e kisha besuar, por që të do kthehej Ylli Shehu...s'më kish shkuar mëndja!!! Ndaj dhe i madhi Fishta dikur shkruante:

“Nji send serit puna e horrit, 
Ç'farë si shkon mendja kërkujt, 
Kur i han bytha malcorit, 
I han ma shumë se gjithkujt...”

Ja dhe CV-ja: Ylli Shehu -republikan, lësëist, dhe tani mandatist..."

Por nuk ka munguar as komenti nga ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Yjet tona ranë o Dylgjer. Yje te reja po ngrihen”, ishte komenti pikant i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ylli Shehu ishte pjesë e listës së LSI gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017, por nuk arriti të zgjidhej deputet, por mesa duket rastin e parë që i iu dha mundësia e shfrytëzoi në maksimum.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieri05/03/2019 14:35

Po kur e vuri ne liste Monika dhe Titi nuk i pane keto " hyneret" e ketij kandidatit(??) apo atehere ishin begraund pozitiv per CW e LSI????????????

Turpi kuksit03/03/2019 17:23

Ky tipi ben cfare i thote babi. Kan bere edhe nje kenge "Besa e kuksianit" te pabeset , babi ketij edhe nje kengetar I kuksit. I vrafte Turbja e Buzmadhes ishalla

Mrika03/03/2019 17:06

Ky Ylli i fikur i LSI eshte dere Tyrbe. Dhe si besimtar i mire qe eshte ka edhe dashnore, por nuk eshte dosido dashnorja e ketij, e rreh shpesh Yllin te kafe Aroma. Ka dhe grua, ka dhe dashnore, prandaj i duhet mandati.

Shto koment

Denonco