Në merak për imazhin e vendit/ Aktori i përgjigjet tenorit: Mos u merakos, Shqipërinë e katandisën në gomë të djegur

Në merak për imazhin e vendit/ Aktori i përgjigjet tenorit: Mos u merakos, Shqipërinë e katandisën në gomë të djegur

16:44, 03/03/2019
A+ Aa A-

Pas kritikave tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, se “do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rikuperojë dëmin e një gome të djegur në Tiranë”, ka reaguar edhe aktori i njohur Neritan Liçaj.

Në një reagim në rrjetet sociale, aktori shkruan se, Pirgu nuk duhet të merakoset për imazhin e Shqipërisë së gomës së djegur. Sipas tij, Shqipërinë e katandisën në gomë të djegur.

“Këtë po ta thotë një artist që nuk ka famën tënde (krenar që ti e ke, vërtet), por një artist që pavarësisht se nuk e ka atë cka ti ke, lufton për atë cka ti nuk ke kurajo ta shohësh..realitetin..prandaj të pyes..kush ka më rëndësi…realiteti apo dukja?! E vërteta,apo imazh?!”- shkruan Liçaj në rrjetet sociale.

Reagimi i Neritan Liçajt:

“Saimir Pirgu! Mos u merakos per imazhin e Shqipërisë se gomes se djegur! Shqiperinë e katandisen ne gome te djegur…
Kete po ta thotë nje artist qe nuk ka famen tende (krenar qe ti e ke,vertet), por nje artist qe pavarësisht se nuk e ka ate cka ti ke, lufton per ate cka ti nuk ke kurajo ta shohesh..realitetin..prandaj te pyes..kush ka me rendesi…realiteti apo dukja?!E verteta,apo imazh?!
Ka dy lloj artistesh ne këndvështrimin tim modest,artist!
Te paret ata qe e shohin artin si nevoje te brendshme, te sinqerte, te vertet per te shprehur ndjesitë, emocionet,mendimet etj,dhe te dytet qe e shohin si pasqyre ku duhet te shohin refleksin e tyre”te pacenueshem’ne art! E thene thjesht narcizet.
Mos u bej i dyte. Respekt”, shkruan aktori.

Më herët, Saimir Pirgu, ndërsa i përgjigjet statusit të një qytetari në rrjetet sociale, u përcjell një mesazh edhe gjithë atyre që e kritikuan për qëndrimin e tij mbi protestat.

Ai ka ripërsëritur  sërish duke theksuar se aktet e dhunshme nuk janë reagimi i duhur, për një vend në mes të Evropës.

Image

Reagimi i tenorit Saimir Pirgu:

“Keq më vjen, por ky perceptim i mediave të huaja të sinkronizuara sikur në Shqipëri është Mesjetë. U bënë 20 vjet që e teprojnë. Është përgjegjësi e politikës shqiptare. Dhe flas të të gjitha krahëve politike që keto gjëra të mos përsëriten. Sepse imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë, shumë i rëndë. Dhe do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rikuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo03/03/2019 19:29

I shkreti Saimir Pirgu! Paska mare mbi supe gjithe baren e turpit qe i shkaktojne “ shpellaret” qe dogjen nje gome dhe shkaterruan nje kerpudhe prej allcie. Bare shume te rende ka vene mbi supe. Pale por do mbetet edhe pa ze, qe Zoti ia fali jo Rama, duke kenduar jo pak por 200 mije here per te na pastruar emrin ne sy te botes se qyteteruar!

Shto koment

Denonco