VIDEO/ Qytetarët e Maliqit në protestë anti-qeveritare: Rama ik!

VIDEO/ Qytetarët e Maliqit në protestë anti-qeveritare: Rama ik!

16:08, 03/03/2019
A+ Aa A-

Dy ditë para protestës së opozitës, e planifikuar për në 5 mars para parlamentit, banorët e qytetzës së Maliqit në rrethin e Korçës janë ngritur në protestë kundër qeverisë.

Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kanë bllokuar bulevardin kryesor të bashkisë së vogël.

Kësaj proteste i ka bërë jehonë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

"Maliqi në protestë të fuqishme “Rama Ik”!

Miq, sot qytetaret e Maliqit dolen masivisht ne nje proteste te fuqishme antiqeveritare me moton “Rama Ik”!

Protestuesit bllokuan bulevardin kryesor te qytetit. Kjo ishte protesta antiqeveritare me e madhe qe nga vitet 1990. Nderim te madh qytetareve te Maliqit per protesten e tyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco