FOTO/ Presidenti Meta pret Këshilltarin Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj

FOTO/ Presidenti Meta pret Këshilltarin Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj

14:41, 03/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti në një takim Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jork, i cili shoqërohej nga disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Meta, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në SHBA, në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane, vlerësoi kontributin konkret të Gjonaj në këtë drejtim.

Image

Presidenti Meta shprehu besimin se Gjonaj, si një përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në Amerikë do të vijojë angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht duke ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në sfidat euro-atlantike që po kalojnë shqiptarët në rajon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco