‘Juntë  ushtarake’/ Edi Rama po fut në polici forcat komando të ushtrisë

‘Juntë ushtarake’/ Edi Rama po fut në polici forcat komando të ushtrisë

10:04, 03/03/2019
A+ Aa A-

Edi Rama duke përdorur ush-gjeneralin Sandër Lleshi po kërkon që të fusë në Policinë e Shtetit, efektivë të forcave komando të ushtrisë.

Policia është forcë jo ushtarake, ndërsa e kundërta qëndron në formimin e Forcave Komando të Ushtrisë që janë stërvitur për luftë, ku edhe mund të vriten njerëz.

Këto forca dërgohen zakonisht për misione paqëruajtëse në vende që janë në luftë, ku nuk mungojnë edhe përplasjet me armë dhe viktimat.

Pikërisht këta njerëz të përgatitur për luftë, Edi Rama me anë të Sandër Lleshit, tani një ish-gjeneral, po kërkon ti fusë në Policinë e Shtetit.

Denoncimi është bërë nga ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, i cili ka bërë publik edhe vendimin e marrë nga Edi Rama, me anë të Sandër Lleshit.

Deklarata e plotë e Endrit Braimllarit:

Sandër Lleshi kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit.

Udhëzimi i ministrit te? Brendshëm nr. 276, date 27.2.2019 “Per te veshur police, forcat komando te ushtrise” tregon qarte qe Sander Lleshi, me urdher te Edi Rames, kerkon te vendos junten ushtarake ne vend.

Metodat kriminale te perdurura ne protesten e opozites, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denje vetem per aksione uahtarake, tregon qarte se urdherat ne polici tani i jep ushtria.

Image

Forcat Komando e kane te percaktuar qarte misionin e tyre dhe ato jane krenaria jone. Forcat Komando kane kryer misione ne Irak, Afkganistan dhe vende te tjera.

Ku e gjene guximin Sander Lleshi qe vendos forcat speciale te ushtrise kunder qytetareve te tij?!

Si mund te vendosen forcat komando, qe kane sherbyer ne Irak dhe Afganistan, te veshur si police perballe qytetareve ne protesta demokratike?!

Si mund te vihen forcat speciale te ushtrise kunder popullit te tij?!

Keto jane urdhera politik tipik si ne sistemet diktatorial qe perdorin ushtrine per te shtypur urretjen popullore. Nuk do kete skeme ushtarake te Sander Lleshit qe do ndali revolten popullore kunder ketij regjimi te korruptuar dhe kriminal qe rendon mbi qytetaret e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t03/03/2019 10:21

Ne perplasjet me popullin protestues,historia ka vertetuar qe humbesit dalin gjithmone pushtetaret e korruptuar

Shto koment

Denonco