Tregoni sa inteligjent jeni/ Çfarë ka dashur të thotë ministrja e Ramës?!

Tregoni sa inteligjent jeni/ Çfarë ka dashur të thotë ministrja e Ramës?!

23:09, 02/03/2019
A+ Aa A-

Samiti i Diasporës nuk ka qenë vetëm organizimi që u bojkotua nga pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e diasporës shqiptare, por edhe vendi ku "perlat" e anëtarëve të qeverisë shqiptare nuk munguan.

Një prej rasteve është edhe ministria e kulturës, Elva Margariti , e cila gjatë fjalimit të saj në Samitin e Diasporës ka thënë diçka që është shumë e vështirë të zbërthehet.

“Nuk është çështje, parash, sepse përfshirja e sa më shumë njerëzëve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative të forcës tërheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, sepse sa më shpejt ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është. dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, as nuk do të ishte ky që është dhe as nuk do të mund ta bëjë siç duhet të jetë këtë muze, të cilit i ka ardhur koha tashmë. Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj!”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari Dritan Kaba, që nuk kursen as notat e ironisë.

“Pjesë nga fjala e Ministres së Kulturës që nuk ja di emrin. Nëse dikush ma shpjegon fiton një çmim të madh, që do sponsorizohet nga “Diaspora”, shkruan Kaba.  

Znj.Margariti e mori postin e ministres së Kulturës pas shkarkimit të paraardhëses së saj Mirela Kumbaro në muajin dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gert03/03/2019 11:55

ore po ate fjalimin e batonit e degjuat hahahahahahahahahaha ore ku i gjen keta ky ???? Amon mo mos ka dale nonje kindersuprize e re ku dalin keto krijesa e sdina gjo amonn

Balo Bna03/03/2019 07:11

Partizani ishte veshur si ballist,qe ne ta merrnim per partizan ëëë....

Bobi, bythlepiresi i Ripjelljes!03/03/2019 02:35

Ministre kulture e ripjelljes, me kete fjalim rrezaton kulturen e postit qe i fali EDrama.

Ajo03/03/2019 02:19

Rama ia ka gjetur vendin tamam per ministre KULTURE, packa se se kjo zonje nuk e njeh aspak as leksikun dhe as gramatiken e gjuhes shqipe. Kjo zonje nuk e ka idene se si te formuloje nje mendim koherent ne gjuhen shqipe. Eshte turp per politikanet, por edhe per gjithe ata shqiptare me arsim te larte ( ne fakt nese dikush zoteron diplomen e shkolles se mesme, kudo ne bote, supozohet ta njohe gjuhen ametare shume mire! ) te mos dine te flasin dhe shkruajne sic duhet gjuhen e nenes. Ah, po se harrova, keta “ intelektuale” e thajne anglishten apo italishten dhe per te na treguar se sa te zgjuar jane, ne cdo dy fjale ne shqip, tre jane ne anglisht apo italisht. Ka lezet!

Shto koment

Denonco