Drama e këngëtarit që po vuan, ‘I harruar nga shteti’, Rama: Shëndetësia ‘falas’ po e vret …

Drama e këngëtarit që po vuan, ‘I harruar nga shteti’, Rama: Shëndetësia ‘falas’ po e vret …

22:17, 02/03/2019
A+ Aa A-

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka bërë publik rastin e këngëtarit të muzikës popullore Shyqyri Alushi, i cili është i sëmurë dhe, sipas Ramës nuk ka mundësi ekonomike për t’i përballuar shpenzimet e spitalit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se Shyqyri Alushi, “Artisti i merituar” “po vritet nga shëndetësia falas dhe indiferenca e qeverisë”. Sipas tij, problem në vendin tonë edhe fakti që “që institucionet tona të kulturës e ato të vlerësimit e nderimit të artistëve, nuk kanë e nuk respektojnë kritere profesionale e shkencore për hierarkinë e vlerave në këtë vend!”

Postimi i plotë:

Shyqyri Alushi, “Artisti i merituar” dhe zëri më përfaqësues i këngës popullore qytetare shkodrane pas Bik Ndojës së paharruar, gjendet i vetmuar përballë shëndetësisë falas dhe indiferencës së qeverisë!

Natyrisht, zonja ministre e kulturës dhe shumë prej kolegëve të saj mund të pyesin se “kush është ky Shyqyri Alushi?!”, por më shumë se ky fakt, problemi është që institucionet tona të kulturës e ato të vlerësimit e nderimit të artistëve, nuk kanë e nuk respektojnë kritere profesionale e shkencore për hierarkinë e vlerave në këtë vend!

Një jetë të tërë, përmes këngës së vet, Shyqyri Alushi iu fal popullit të tij me shpirt e zemër, duke qenë një model i qytetarit artist dhe artistit qytetar.

E kur duhej që të ndjente bashkë me dashurinë dhe respektin e qytetarëve shkodranë dhe atyre të të gjithë vendin që asnjëherë nuk i ka munguar edhe vëmendjen, respektin dhe mirënjohjen e shtetit, shëndetësia “falas” dhe qeveria e rilindjes, jo vetëm e ka braktisur artistin fisnik, por edhe po e vret atë me indiferencën e vet!

Unë lutem me shpirt dhe uroj me zemër që Shyqyri Alushi t’a fitojë betejën me sëmundjen dhe të kthehet në familjen e tij për të qenë gëzimi dhe krenaria e tyre e, edhe e jona, po për fat të keq, ai ka përballë bashkë me sëmundjen, edhe shendetësinë “falas” pa ilaçe dhe medikamente, ka përballë edhe indiferencën e qeverisë e të shtetit, i cili nuk kursehet duke shpërblyer e nderuar përfaqësues antivlerash e mediokritetesh perverse, që gëlojnë dhe ushqehen për të gajasur e duartrokitur duke u mbllaçitur e gogësitur korridoreve të pushtetit!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edi05/03/2019 15:06

    Me titullin 'Artist i Merituar' qe ka kenduar kur i donte qejfi PPSH dhe sekretareve te saj, ne cdo fshat e qytet merr 170,000 Leke (vjetra) pension?! Hajde shtet, hajde. Sigurisht, kujdesi eshte per simpatizantet qe marrin rroga aq sa nuk vlejne dhe pensione me shume se nje qe punon. Ja pra te dashur shqiptare te Shqiperise. Rilindja na 'nxorri ne drite'. Ta votojme qe te na varferoje edhe me shume. Jemi popull i trashe. Nderojme dhe i japim mundesi te na drejtoje llumi. Mire te na behet(!)

    Askushi03/03/2019 10:11

    Perfekt fare. Keshtu duhet. Ky popull e votoj, dhe ky popull akoma nuk bindet dhe nuk kupton ku po shkon.

    Ali Pashe Tepelena 02/03/2019 22:56

    Cili ka vlera më të mëdha dhe kujt do ti dëgjohet zëri në shekuj, Bashkim Finos e polices të gishtit, apo bilbilit të këgës popullore, Shyqyri Alushit. Të parët qeveriu i dërgoi për kurim jashtë shtetit dhe u pagoi të gjitha shpenzimet. Ndersa Shyqi, me një "pencion" 1700 lekë, familja i blen ilaçet. Ky është shteti dhe shëndetësia që duam. TURP.7

    Shto koment

    Denonco