Shoqata e shqiptarëve në SHBA nxjerr zbuluar qeverinë: Na kërkuan para, 700 mijë dollarët ku shkuan?

Shoqata e shqiptarëve në SHBA nxjerr zbuluar qeverinë: Na kërkuan para, 700 mijë dollarët ku shkuan?

19:00, 02/03/2019
A+ Aa A-

Pas shoqatës “Vatra”, një tjetër shoqatë shumë e madhe e shqiptarëve në SHBA ka reaguar lidhur me Samitin  e Diasporës duke treguar arsyet pse e refuzoi ftesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë.

“Çfarë përfitojmë Ne, si pjesë e diasporës, të marrim pjesë në këtë “Samit” kur "Ministria e Diaspores" i kërkon diasporës të mbulojë shpenzimet për vizitat e Ministrit, ndërkohë që për një aktivitet të shkurtër në Tiranë kjo ministri harxhon rreth 700,000 USD (ku nuk përfshihen biletat e pjesëmarrësve dhe qëndrimi i tyre)”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Përse Organizata Shqiptaro – Amerikane Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare nuk merr pjesë në "Samitin e Diaspores".

Organizata Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots është një nga organizatat më vitale të komunitetit shqiptaro – amerikan e cila prej vitesh organizon të vetmen paradë shqiptare në Nju Jork, kushtuar traditës, kulturës dhe vlerave tona kombëtare.

Natyrisht ne jemi të interesuar të komunikojmë me qeveritë shqiptare, pasi mendojmë se bashkëpunime të tilla ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta. Për këtë arsye në vitin 2018, me rastin e organizmit të paradës vjetore të rradhës I bëmë ftesë Ministrit të Diasporës z. Pandeli Majko të merrte pjesë në paradën tonë, e cila i kushtohej atë vit UCK-së dhe dëshmorëve të rënë dhe për arsyen se z. Majko ka qenë kryeministër gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Ndonëse Ministri kishte shëtitur më përpara në SHBA dhe ishte takuar me shumë shoqata të tjera, por jo me Rrënjët Shqiptare, sërish u nisëm nga dëshira e mirë që ta prezantonim me punën tonë dhe me dëshirën e komunitetit për të fuqizuar sa më shumë paradën shqiptare.

Pas kontakteve me zyrën e Ministrit mësuam se ai ndodhej jashtë Shqipërisë dhe se do të njihej me ftesën tonë pas kthimit të tij. Z. Majko u njoh me ftesën dhe e pranoi atë, si edhe në kërkoi përmbledhjen e aktivitetit që ta postonte në rrjetet sociale, gjë të cilën ne ia dërguam menjëherë. Ndërkohë na u kërkua se cfarë shpenzimesh mbulonte organizata jonë për Ministrin pasi Ministria e Diasporës nuk mbulon shpenzimet.

Përgjigja jonë ishte se ne nuk mbulojmë shpenzimet e qeveritarëve shqiptarë, e si rezultat I kësaj Ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë në një nga aktivitetet më të mëdha të diasporës shqiptare në SHBA.

Tani kemi disa pyetje dhe konkluzione:

Cfarë përfitojmë Ne, si pjesë e diasporës, të marrim pjesë në këtë “Samit” kur "Ministria e Diaspores" i kërkon diasporës të mbulojë shpenzimet për vizitat e Ministrit, ndërkohë që për një aktivitet të shkurtër në Tiranë kjo ministri harxhon rreth 700,000 USD (ku nuk përfshihen biletat e pjesëmarrësve dhe qëndrimi i tyre)

Diaspora shqiptare me dekada të tëra dhe sidomos dekadat e fundit ka mbështetur kulturën dhe arsimin kombëtar, ka qenë në ballë të shqetësimeve kombëtare dhe problematikave të tjera, dhe e bëjmë sepse e ndjejmë si detyrë. Por Diaspora nuk ka për detyrë të mbulojë shpenzimet e Kryeministrit dhe Ministrit të tij. E kundërta është e vërtetë: Ministria e ka per detyrë të mbështesë diasporen dhe komunitetet Shqiptare, pasi është detyrë e saj kushtetuese kujdesi për shqiptarët kudo në botë.

Kur Ministria e Diasporës nuk është funksionale, cfarë mund të pritet nga Samiti i Diasporës?

Cfarë është bërë dhe cfarë nismash ka pasur ndërmjet këtyre dy samiteve, që vërtet ne ta ndjejmë ndryshimin?

Sot shkollat shqipe në diasporë vazhdojnë të sigurojnë mjetet mësimore dhe kuadrin pedagogjik mbi baza vullnetare sepse nuk ka një ndihmë të institucionalizuar nga shtei amë.

Dhe së fundi, por e rëndësishme: Samiti duhet të mblidhet kur I duhet kombit jo kur I duhet qeverisë, që gjithmonë koincidon përpara zgjedhjeve! Diaspora kërkon zhvillimin e vendit dhe jo zhvillimin e partive politike!

Respekti më i madh për Diasporën është dhënia e të drejtës së votës, një e drejtë themelore, të cilën qeveria Akoma nuk e ka realizuar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agron02/03/2019 19:39

SI GLACOJNE KORBAT E RILINDJES MBI SYTE E LIRISE SE DIASPORES ZEF PERGEGA “…Asnje nga 250 organiztat e diaspores se Amerikes nuk mori pjese ne Samitin e Diaspores mbajtur ne Tirane nga 28 shkrurti -2 mars ne Tirane…Nuk Merr pjese “Vatra” “Rrenjet shqiptare” “Malesia Madhe” Detroit. Asgje nga New-Yorku, metropolis i shqiptareve, organiztat me te medha ne boten e lire. Madje edhe Ameti qe ra dakort qe nje maqedonas te jete president dhe kurresesi shqiptar, tregoi sa te larte e ka patriotizmin dhe seriozitetin e partise se tij. Po ashtu me parzmore Kastrioti pame per here te pare se sa te forta i ka brinjet dhe shtyllen korrizore Thaci sa nuk ka c’ka i ben tanku serb edhe sikur te tentoje te kaloje mbi trupin e tij do ti thyej zinxhiret….!” Nje tmerr qe vazhdon qe nga Lufta e Dyre Boterore… Shumica e emigraciont shqiptar pas Luftes se Dyte Boterore emigroi ne fillim ne Itali, Belgjike… dhe me pas perfundoi ne Amerike. Pothuajse te gjitha partite politike nacionaliste e kane patur qendren ne Amerike. Partia komuniste e luftoi me te gjitha mjetet nacionalizmin dhe sidos kishen katolike. Kjo histori eshte nje histori e lemeritshme, gjaku e sakrifica, madje edhe flijime. Nuk eshte shkruar me realitet dhe plotesisht. Komunistet e Tiranes arriten te infiltronin me ane te spiunazhit dhe te trupit diplomatic ne jeten e organizimeve nacionaliste dhe te kishave katolike. Nacionalizmi u lodh, u plak dhe nuk pati fuqi me te jetonte me mundesite e veta, ndonese ishin ata qe e lartesuan enderren shpitare per liri ne institucionet me te larta te shtetit Amerikan. Nacionalizmi kishte nje parim qe ne krye kishte njerez te mencu,r ndersa komunizmi turmat e cmendura idelogjikisht. Si perfundim edhe per kushtet historike, komunizmi shqitar doli triumfues. Ai ehte fitimtar kudo dhe sebashku me udebene serbe ka fuqi mbi organizimet shqiptare dhe mbi kishat katolike, prej nga merr finacime per mjetet e tij te propogandes. Fondi 66 milion nuk do te mbesi ne Tirane, por nje shume do te vije ne Amerike per te mbajtur gjalle organizatat e partise se Rilindjes…. Zani i diaspores nuk eshte artpolant i cjerre i politikes…. Kur doli lajmi i mbrapsht dhe kobzi se do te mbahej samiti i dyte i diaspores, sepaku duhej te mbidheshin organet drejtuese te 250 organizatave kulturre dhe atdhetare ne Amerike. Ne vend te tyre u mblodhen 85 drejtuesit e organiztave komuniste ne Amerike bashke me drejtuesit e mediave dhe celulasit e propogandes, duke futur ne thes edhe disa meshtare ne Detroit. Ata te cilet hartuan lista dhe programin si perfaqesues pa mandate te disapores pasi moren miratimin e nendheshem te nje nacionalisti qe ka intresa biznesi ne Tirane, qe per to shet e blene cdo interes kombetar. Sepaku ku ka ngulmime shqitare mund te behej nje thirje per nje takim te hapur mbi formulimin e disa kerkesave shqiptareve ne boten e lire, por keto mbledhje i ngjanin katakombeve te Romes se lashte. Te diskutohej se perse Shqiperia per 30 vjet nuk e ka zbatar kushtetuten e vendit qe percakton detyrimet e shtetit per diasporen 20 milioneshe qe jeton jashte. Te kerkonte logari se perse fondet per te zhvilluar gjuhen dhe traditen kane shkuar per financimin e grupeve komuniste ne diaspore. Ne kohen e komunizmit nje patriot ose nje agjent i inerferuar ne organizimet nacionaliste merrte rrogen tremije dollare ne muja kur dihej se paga me e madhe e nje punetori ishte dikun tek pese dollare ne ore. Zani i diaspores nuk eshte artpolant i cjerre i politikes….Ky ze po keqperdoret! Raul Markot pershendeten Samitin…. Duke e pare zhvillimin mediatik te Samitit, i cili u drejtua maksimalisht ne te keqen e mundeshme, pershendetesit te ngjanin si ne kongreset e partise se punes kur vinin perfaqesuesit e partive politike komuniste ne boten kapitaliste te financuara ne Enveri, tu beni fresk ideologjise marksiste leniniste te ideologeve te saj ne Tirane. Madje edhe Ameti qe ra dakor qe nje maqedonas te jete president ne Maqedonine e veriut dhe kurresesi shqiptar, tregoi sa te larte e ka patriotizmin dhe seriozitetin e partise se tij. Po ashtu me parzmore Katrioti pame per here te pare se sa te forta i ka brinjet dhe shtyllen korrizore Thaci sa nuk ka c’ka i ben tanku serb edhe sikur te tentoje te kaloje mbi trupin e tij do ti thyej ziingjiret. Me vjen keq per nje gje per mikun e shqiptareve dhe po ashtu edhe per mikun tim Mark Gjonaj. Kam shkruar per te edhe ne librin tim te fundit dhe nuk pendohem. Sa e forte eshte propaganda e Rilindjes sa arriti ta sfrytezoje mallin dhe perkushtimin e tij per Kosoeve e Sqiperine, per Malesi te Mark Gjonajt?!. Por kjo nuk do te vazhdoje gjate . Ai i ka aftesite intelektuale dhe praktiken amerikane qe ta flake oferten e Rilindjes qe eshte nje glacim korbash mbi syte e lirise se diaspores…. Reagime te shpra nga organizta dhe biznezmene per samitin Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, zemra e diasporës shqiptare që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, ka bojkotuar Samitin e Diasporës që po kryen punimet në Tiranë. Në një artikull të kryeredaktorit të gazetës "Dielli" në New York, Dalip Greca, jepen të gjitha arsyet pse "Vatra" e Nolit, Konicës dhe shumë burrave të mëdhenj të kombit i thanë "JO" asaj që ata e quajnë farsa e rradhës e kryeministrit Rama."Përse Vatra" i tha Jo Samitit të Edi Ramës? Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në respekt të qytetarëve shqiptarë, nuk do të jetë e përfaqësuar në atë paradë paraelektorale të kryeministrit, që nuk ka bërë asgjë për diasporën në tre vitet e keqqeverisjes, që i ka lënë shqiptarët e Amerikës pa konsullatë, (tash e ka bashkuar në një zgëq, gjoja zyrë, por vetëm zyra nuk mund të jenë, një hapësirë ku të zihet fryma nga ngushtësia)… Dhe kjo ndodh ne SHBA, ku jetojnë së paku gjysmë milion shqiptarë. Vendimi i Federatës “VATRA” për të mos marrë pjesë në Samitin e Ramës u mor nga strukturat e saj. Fillimisht ishte kryesia që e diskutoi pjesëmarrjen ose jo në këtë Samit ndërshqiptar të diasporës, siç e quan kryeministri. Me vota të hapura u vendos që “VATRA” të mos bëhej pjesë e një farse paraelektorale të Kryeministrit me argumentin, se pjesëmarrja dekorative në atë Samit nuk i shërben diasporës, nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por vetëm partisë së Kryeministrit. Edhe Këshilli Drejtues i “VATRËS”, i mbledhur, më 1 Tetor 2016, e la në fuqi vendimin e Kryesisë për mospjesëmarrje në Samitin e nëntorit, që po propagandon me aq zhurmë Edi Rama dhe instrumentet e tij këtu në Diasporë. Natyrisht që ka dhe vatranë, siç kishte dhe anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues, që mendojnë se “VATRA” duhet të marrë pjesë në Samitin e Ramës, me qëllim që ajo të mos “vetizolohej” apo “vetëpërjashtohej” nga samiti. Argumenti i atyre që votuan “pro” shkuarjes ishte që “VATRA” të ishte pjesëmarrëse dhe t’ia thoshte në sy kryeministrit se ky Samit është thjeshtë një farsë dhe asgjë më shumë, se ai nuk mund dhe nuk duhet ta manipulojë e as ta politizojë diasporën, të mos e përçajë atë, se ai në tre vitet e qeverisjes nuk ka bërë asgjë për diasporën, jo vetëm kaq, por ia hoqi edhe zyrën konsullore në metropolin e Nju Jork-ut, kur kjo zyrë ka qenë e pranishme që në vitet ’20 të shekullit të shkuar (Edi Rama e mbylli ashtu siç kishte bërë diktatori Enver Hoxha), se ai s’ka bërë asgjë për të tërhequr investitorë nga diaspora, përkundrazi dhe ato pak biznesmenë që gjeti ua ka prurë në majë të hundës me vështirësitë fiskale dhe pasigurinë për të vazhduar punën normalisht.) E vërteta është se ne emigrantët duhet t’ia bëjmë të ditur Ramës dhe gjithë shqiptarëve se nuk duam Shqipëri të mbytur nga krimi dhe mafia, një Shqipëri, të mbuluar nga droga, një Parlament, ku strehohen kriminelët etj.,… etj. Por ku dhe si t’ia thoshe Ramës të gjitha këto në një 5 minutsh, që ai ka vënë në dispozicion si për një individ, që plotëson formularin e tij, apo për një organizatë krahine apo fshati, po aq edhe për organizatat historike, siç është “VATRA” me 104 vite jetë në SHBA? Çfarë t’i thuash më parë Edi Ramës për 5 minuta në një Samit, që nuk është për Diasporën, por reklamë për atë vetë? A nuk qe i atillë takimi me mjekët e diasporës në vitin 2013? Përveç fotografisë me kryeministrin, çfarë mbeti nga ajo paradë? Në ç’gjendje është sot shëndetësia shqiptare? Ku shkuan idetë që dhanë mjekët nga diaspora? Nga ky samit kanë për të mbetur pas: Fotografitë e Ramë (edhe në Fb), shëtitjet e planifikuara në qytetet turistike, dhe fjalimet e Ramës dhe të ministrave të tij… ….Në mbyllje të këtij editoriali dhe një pyetje për Kryeministrin: Përse nuk e organizoi këtë biçim samiti në fillim të mandatit, por në fund të tij? Çfarë do të bëjë për diasporën në këta pak muaj që i kanë mbetur të qeverisë? Asgjë, veç do ta kthejë këtë Samit në një paradë paraelektorale, ku ai dhe ministrat e tij do të bëjnë paradën e mos-sukseseve (jo të drogës, jo të krimit, jo të pasigurisë, jo të korrupsionit, jo të largimit masiv të shqiptarëve, që shtojën radhët e diasporës dhe pakësojnë popullsinë në vend, nuk do të flasë as për mungesën e konsullatës së shtetit shqiptar në SHBA, as për mungesën e një Ministrie të Diasporës, kur gjysma e popullsisë është realisht në diasporë etj…Ia pafsh hairin këtij Samiti farsë, i nderuar Kryeministër! Federata e Shoqatave Shqiptar në Greqi e cila përbëhet nga dhjetra shoqata shqiptare të ligjëruar në shtetin helen, njofton bojkotin e Samitit nga emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë atje. Në një njoftim të Federatës shqiptare, publikohen edhe arsyet e bojkotit, ku e kanë quajtur samitin si parodia e radhës. Gjithashtu i janë drejtuar drejtpërdrejt edhe Kryeministrit të Shqipërisë, duke i dërguar ultimatum se ka ikur koha ku mund të falet e shitet Shqipëria, ndër të tjera shprehen se, komuniteti shqiptar në Greqi, aspak neglizhues ndaj detyrimeve apo thirrjes së vendit amë, i bashkohet zërit protestues brenda dhe jashtë Shqipërisë…“Nuk falet, as shitet Shqipëria zoti Edi Rama”! Edhe Soqata e Korihnthit, ka kundërshtuar qëndrimet dhe veprimet e qeverisë në lidhje me përzgjedhjen e përfaqësuesve në Këshillin Kordinues të Diasporës. ku sipas tyre janë caktuar katër përfaqësues të Partisë Socialiste të cilët veç aktivitetit politik, partiak nuk kanë asnjë lidhje me komunitetitn. Përmes faqes zyrtare të saj në Facebook, drejtuesit e shoqatës shprehen se do të reagojmë me çdo të drejtë ligjore që përfaqësimi dhe përcaktimi i kritereve të zbatohet sipas ligjit dhe vendimit të këshillit të ministrave. Me gjithe se Samiti i diaspores eshte nje nisme historike ku pas shume vitesh Shqiperia ruan vlerat dhe perfaqesohet ne nje forum nga bashkekombas te shquar nga e gjithe bota, po nxjerr ne pah simpatite partiake qe largon qellimin nga vlerat e verteta. Greqia nuk ka pak emigrante ne territorin e saj e cila perfaqesohet ne Keshillin kordinues te Diaspores vetem me kater persona antare te partise Socialiste. Eshte turp dhe e padrjejte nje vendim i tille nga njerez qe nuk kane pergjegjesi morale dhe politike. Do reagojme me cdo te drejte ligjore qe perfaqesimi dhe percaktimi i kritereve te zbatohet sipas ligjit dhe vendimit te keshillit te ministrave. Të bashkuar dhe pa asnjë hezitim do të ngremë zërin për të informuar gjithë shqiptarët/shqipfolësit rreth padrejtësive dhe injorimit të thellë që i bëhet sërish diasporës-realisht emigrantëve shqiptarë nëpër botë! Ndërkohë që nuk do të stepemi aspak, por do përballemi me qeverinë shqiptare, në dijeni të plotë se lufta me politikën e korruptuar apo politikanët e shitur nuk fitohet lehtë, por betejat e drejta dhe të bazuara në principet e demokracisë dhe moralit të lartë, PO. Samiti i dytë i Diasporës troket në prag pranvere, 28 shkurt-2 mars 2019! Sa hare dhe shpresë ngjalli ky lajm, akoma pa u konfirmuar mirë! Ndjenja respekti dhe mirënjohjeje përshkruan jo vetëm komunitetin tonë, por mbarë shqiptarët jashtë atdheut. Megjithëse inisiativë e përsëritur, pas eksperiencës zhgënjyese të 2016-ës, fakti që ftesa erdhi nga një dikaster shtetëror apostafat për diasporën – pavarësisht dobësive të shumta të konstatuara tashmë- ngjalli eufori e interesim! E pranojmë, komuniteti i shqiptarëve në Greqi, ishte më i përgatituri për shuplakën e radhës! Vështirë se fshihen njollat e errëta nga vizita Pandeli Majko në Athinë më 27 Janar 2018, nga fjala epike në selinë e diplomacisë, me prapashtesat me aromë raciste për kryesinë e Forumit Grek të Emigrantëve, apo snobizmin e papërshkruar kundrejt të pranishmëve. Video qarkullon akoma, për sa e vënë në dyshim. Megjithatë, për të justifikuar sadopak ministrin, përgjegjësia e madhe bie në supet e “informatorëve” që u kujdesën me përkushtim të keqinformojnë qeverinë e gatshme historikisht për të ironizuar nivelin e shqiptarëve të këtushëm, me çdo lloj epiteti të turpshëm, thua se nuk janë shumica pjesë e jona, apo thua se janë më të ditur, më të shkolluar a më të suksesshëm! Fatkeqësi jo për ne, aspak për familjen e nderuar emigrante, as që e cënon rininë tonë të adhurueshme! Bëhet fjalë për të njëjtët politikanë që na e rrëmbejnë votën me mani të paparë, ashtu si turren të babëzitur pas mitingjeve me militantët nëpër tavernat greke me pronarë shqiptarë, ku shpalosen talentet e oratorisë bindëse dhe shitblerjes së posteve për pretenduesit e verbuar megalomanë. Kemi qenë edhe ne diku aty si neutralë, altruistë, dëshmitarë…Kushtet dhe mënyra e zgjedhjes së përfaqësuesve përcaktohet hollësisht në vendimin e qeverisë me nr 340 të datës 6 qershor 2018, ku konkretisht parashikohet se “Numri i kandidatëve duhet të jetë jo më pak se dyfishi i numrit të përfaqësimit, duke i’u referuar rendit të përcaktuar në pikën 2, të nenit 20, të ligjit nr 16/2018 “Për diasporën”. Në vendimarrjen dhe transparencën për Samitin, tabela e pjesëmarrësve e ditëve më parë, pasi nuk është mbyllur akoma aplikimi, referohet në 100 individë nga Greqia, ku sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së brendshme greke, ndodhen mbi 600.000 disponues lejesh qëndrimi, në kategori të ndryshme legalizimi. Kandidatët për Këshillin Koordinues të Diasporës nga Greqia janë vetëm katër (4)! Bëhet fjalë për: Eda Gemi, Rodolf Xhillari, Artur Bibe, Aqif Bozhiqi. Gjithashtu, theksohet se kandidaturat erdhën sipas procedurës ligjore paraprakisht të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit. Nazar Mehmdedi, kryetar i Rrjetit Global të bizneseve shqiptare në funksion të bashkëpunimit dhe bashkimit do të organizojë një takim në fund të muajit prill në Dallas të SHBA-ve. Mehmdi i cili udhëheq me Rrjetin Global për katër vite ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës që do të mbahet në fund të muajit në Tiranë. Përse Organizata Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare nuk merr pjesë në "Samitin e Diaspores". Organizata Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots është një nga organizatat më vitale të komunitetit shqiptaro – amerikan e cila prej vitesh organizon të vetmen paradë shqiptare në Nju Jork, kushtuar traditës, kulturës dhe vlerave tona kombëtare. Natyrisht ne jemi të interesuar të komunikojmë me qeveritë shqiptare, pasi mendojmë se bashkëpunime të tilla ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta. Për këtë arsye në vitin 2018, me rastin e organizmit të paradës vjetore të rradhës I bëmë ftesë Ministrit të Diasporës z. Pandeli Majko të merrte pjesë në paradën tonë, e cila i kushtohej atë vit UCK-së dhe dëshmorëve të rënë dhe për arsyen se z. Majko ka qenë kryeministër gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Ndonëse Ministri kishte shëtitur më përpara në SHBA dhe ishte takuar me shumë shoqata të tjera, por jo me Rrënjët Shqiptare, sërish u nisëm nga dëshira e mirë që ta prezantonim me punën tonë dhe me dëshirën e komunitetit për të fuqizuar sa më shumë paradën shqiptare. Pas kontakteve me zyrën e Ministrit mësuam se ai ndodhej jashtë Shqipërisë dhe se do të njihej me ftesën tonë pas kthimit të tij. Z. Majko u njoh me ftesën dhe e pranoi atë, si edhe në kërkoi përmbledhjen e aktivitetit që ta postonte në rrjetet sociale, gjë të cilën ne ia dërguam menjëherë. Ndërkohë na u kërkua se cfarë shpenzimesh mbulonte organizata jonë për Ministrin pasi Ministria e Diasporës nuk mbulon shpenzimet. Përgjigja jonë ishte se ne nuk mbulojmë shpenzimet e qeveritarëve shqiptarë, e si rezultat I kësaj Ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë në një nga aktivitetet më të mëdha të diasporës shqiptare në SHBA. Tani kemi disa pyetje dhe konkluzione: Cfarë përfitojmë Ne, si pjesë e diasporës, të marrim pjesë në këtë “Samit” kur "Ministria e Diaspores" i kërkon diasporës të mbulojë shpenzimet për vizitat e Ministrit, ndërkohë që për një aktivitet të shkurtër në Tiranë kjo ministri harxhon rreth 700,000 USD (ku nuk përfshihen biletat e pjesëmarrësve dhe qëndrimi i tyre). Diaspora shqiptare me dekada të tëra dhe sidomos dekadat e fundit ka mbështetur kulturën dhe arsimin kombëtar, ka qenë në ballë të shqetësimeve kombëtare dhe problematikave të tjera, dhe e bëjmë sepse e ndjejmë si detyrë. Por Diaspora nuk ka për detyrë të mbulojë shpenzimet e Kryeministrit dhe Ministrit të tij. E kundërta është e vërtetë: Ministria e ka per detyrë të mbështesë diasporen dhe komunitetet Shqiptare, pasi është detyrë e saj kushtetuese kujdesi për shqiptarët kudo në botë. Kur Ministria e Diasporës nuk është funksionale, cfarë mund të pritet nga Samiti i Diasporës? Cfarë është bërë dhe cfarë nismash ka pasur ndërmjet këtyre dy samiteve, që vërtet ne ta ndjejmë ndryshimin? Sot shkollat shqipe në diasporë vazhdojnë të sigurojnë mjetet mësimore dhe kuadrin pedagogjik mbi baza vullnetare sepse nuk ka një ndihmë të institucionalizuar nga shteti amë. Dhe së fundi, por e rëndësishme: Samiti duhet të mblidhet kur i duhet kombit jo kur I duhet qeverisë, që gjithmonë koincidon përpara zgjedhjeve! Diaspora kërkon zhvillimin e vendit dhe jo zhvillimin e partive politike!”

Shto koment

Denonco