SI i provokoi Rama lezhjanët në ditën e Besëlidhjes së Lezhës

SI i provokoi Rama lezhjanët në ditën e Besëlidhjes së Lezhës

18:45, 02/03/2019
A+ Aa A-

Sot data shënën 2 Mars 2019, pra jemi në 574-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, data historike që shënon bashkimin e parë politik, ushtarak, ekonomik dhe kombëtar të popullit shqiptar me në krye Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në këtë datë të rëndësishme ishte menduar edhe vendosja e statujës së Heroit Kombëtar në këtë qytet, por që për çudi nuk u lejua nga qeveria.

Pas shembjes nga IKMT, të bazamentit ku do të vendosej busti i Skënderbeut në Lezhë, reagimet kanë qenë të shumta mes qytetarëve të Lezhës dhe jo vetëm që e quajnë këtë një provokim të kryeministrit Rama.

Sipas tyre, Rama në vend të të promovojë bashkëpunim për vlerat dhe simbolet që na bashkojnë, kryen një akt banal dhe vulgar për të prishur bazamentin ku do të vendosej shtatorja e heroit kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco