Votimet për KMSH, Bruçaj: Hapa rrugë, por mund të kisha edhe një mandat

Votimet për KMSH, Bruçaj: Hapa rrugë, por mund të kisha edhe një mandat

11:31, 02/03/2019
A+ Aa A-

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës. 

Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha është tërhequr në ditën e zgjedhjeve nga gara për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Nga gjashtë kandidatë kanë mbetur vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.

Vendimi i Bruçaj erdhi të premten, vetëm një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e  ri të komunitetit fetar më të madh në vend.

Ai tha se u tërhoq nga gara për arsye familjare. 

Gjatë takimit të sotshem ai ka mbajtur edhe një fjalim përshdnetes ku ndër të tjara tha se “vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë”.

Ja fjala e Skender Bruçajt

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi.

Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

Unë ju falenderoj shumë për ineteresimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

 

Duke ju uruar kandidateve suksese në garë, u drejtohem juve anëtarëve të Keshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndergjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni për ke mendoni se mund të bëhet më e hajrit për institucionin ne raport dhe me pergjegjësinë që do marrë dhe mos harroni, që nesër do ju pyesë Zoti edhe për ketë zgjedhje që do beni.

Zoti u bekoftë të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco