'Samiti i Diasporës'/ Ironia e analistit: Rama ngjitet për të gënjyer, diasporistët duartrokasin...

'Samiti i Diasporës'/ Ironia e analistit: Rama ngjitet për të gënjyer, diasporistët duartrokasin...

21:33, 01/03/2019
A+ Aa A-

Vijojnë reagimet në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe Samitit të Diasporës.

Më i fundit është analisti Neritan Sejamini, i cili përmes një postimi në Facebook analizon shkurtimisht pse e gjithë kjo nuk mund të quhet “samit”.

Sejamini ironizon edhe me dhuratat që iu dhanë pjesëmarrësve, një çantë e prodhuar në Kinë.

“Samit do të thotë takim kokash drejtuese për të diskutuar (e vendosur) çështje të rëndësishme. Por në teorinë dhe praktikën “rilindase” samiti është një aktivitet ku në tribunë ngjitet Edi Rama për të predikuar e gënjyer, ndërsa diasporistët rreshtohen poshtë në sallë, ngjeshur si sardele, që buzëqeshin dhe duartrokasin mënçurinë e zemërgjërësinë e udhëheqësit të kombit. Si në traditën e dikurshme kur të jashtmëve u jepej një qeleshe para se të largoheshin nga Shqipëria, diasporistëve iu dha një çantë—me të vetmin ndryshim se qeleshet prodhoheshin në Krujë, kurse çantat e diasporistëve në Kinë, se Shqipëria rilindase nuk prodhon asgjë”, shkruan analisti Neritan Sejamini në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco