TV publik gjerman ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

TV publik gjerman ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

21:16, 01/03/2019
A+ Aa A-

Shtëpitë e tyre dhe gjithçka kanë duhet t’i lënë vendin një autostrade. Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare.

Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë.

Ku do të shkojmë ne? Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qera dhe, pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Une jam 63 vjeç.

Jo vetem brezi im, por edhe femijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë. Ky është një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri.

Gazetarja për çështjet e drejtësisë Lala ka publikuar protokolle përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blere vota në zgjedhjet e fundit nga pjesëtarë të bandave mafioze.

Une kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet.

Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, këtu e gjuajnë me vezë.

Në shenjë proteste ndaj qeverisjes së tij, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare.

Aktualisht, Shqipëria nuk po bën perparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa.

Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë.

Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen.

Por pyetja është: sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli01/03/2019 23:28

Ja kjo është e vetmja rrugë nga mund t'ju çelen sytë disa burokratëve europianë për situatën në Shqipëri. Të nisen informacione nëpër mediat më të mëdha europiane e amerikane për skandalet e kësaj qeverie. Duke u shpërndarë ky informacion, nuk ka më shans socialisti eurodeputetët socialistë të keqinformojnë parlamentin europian siç bëri Tanja Fajon me Griseldën e Rroshit.

Shto koment

Denonco