Zgjedhjet në Komunitetin Mysliman/ Denoncimi: Fiton imami i narkoshtetit

Zgjedhjet në Komunitetin Mysliman/ Denoncimi: Fiton imami i narkoshtetit

20:58, 01/03/2019
A+ Aa A-

Pak orë para zgjedhjeve për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar vazhdojnë të vijnë lajme për ndërhyrjet e qeverisë në këtë proces.

Kur në garë kanë ngelur nënkryetari aktual i KMSH, Bujar Spahiu dhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra,  sipas ish kryeministrit Sali Berisha, nga zgjedhjet pritet të dalë fitues Gurra, njeri i afërt i kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Taulant Balla.

"Fiton Imami i narkoshtetit! Hej xhemat! Mos harroni se ndonjëherë në qimet e mjekrës së imamit fshihet ai që qofte tretë, pra vetë shejtani. Fjalë e urtë e huaj. Për analogji në qimet e mjekrës se Imam Ylli Gurrës fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega! Rroftë kryeimami i narkoshtetit! Gëzuar, gëzuar! Tani edhe imamin e kemi të sojit tonë", shkruan Berisha. 

Më herët ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon qeverinë se po ndërhyn në zgjedhjet për kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë! Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartasi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare! Populli thotë vesi del me shpirtin”, shprehet Salianji.

Një ditë para votimit është tërhequr nga gara kreu aktual i Komitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A02/03/2019 06:35

Me vendosjen e ketij personi munde te kete probleme dhe percarje mes myslimaneve per shkak te nivelit te ulet dhe devotshmerise tek ZOTI I MADHE nga ky person dhe si rrjedhoje dhe ekulibri midis udheheqesit dhe xhematit nga injoranca e udheheqesit ne menaxhimin e situatave munde te dale jashte kontrollit dhe si pasoje munde te sjelle dhe humbjen e besimin ndaj myslimaneve dhe kundervenien ndaj tij. PRANDAJ eshte e rrezikshme vendosja e tij ne krye te KMSH.Ne komentimin kuranore myslimane qe ZOTI u ka dhene dije dhe kete dije e keqperdorin per interesa te pushtetit dhe te mirave te tyre materiale duke abuzuar me te drejtat kuranore dhe duke I shkelur ato ,keto persona thuhet ne komentimin kuranore do te ulerijne si qeni dhe do te jene ne fundin e xhehnemit ZOTI NA RUAJT.

xhemati01/03/2019 23:23

Allahu na ruajt nga intrigat e njerezve qe po na pushtojne cdo cep te vendit tone. me ne fund dhe ne gare per komunitetin mysliman nje llom librazhdi si gurra, mbetje e sitemit komunist qe predikon fene. Allahu e ruajt islamin dhe shqiptaret nga keta hipokrite

Tarasi01/03/2019 21:54

Fytyra flet shume!!! Nuk e di por ne fytyren e imamit Ylli Gurra une shoh djallin, me duket horr, i pabese , bolshevik , tamam si fytyre sigurimisi i Enverit!!!!

Shto koment

Denonco