VIDEO-FOTO/ Presidenti Meta viziton Kanalin e Ri të Suezit: I impresionuar nga projekti ambicioz

VIDEO-FOTO/ Presidenti Meta viziton Kanalin e Ri të Suezit: I impresionuar nga projekti ambicioz

19:20, 01/03/2019
A+ Aa A-

Gjatë vizitës së tij në Egjipt, presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Kanalin e Ri të Suezit, ku është njohur nga afër me punën dhe projektin gjigand.

Sipas kreut të shtetit, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në të ardhmen mes autoriteteve të porteve të dy vendeve.

“I impresionuar nga vizita në Kanalin e Ri të Suezit, si edhe nga projekti ambicioz i ndërtimit të Zonës së lirë Ekonomike në këtë rajon.Kanali i Ri i Suezit projekt gjigand me impakt të madh në transportin detar botëror dhe për zhvillimin e Egjiptit. I rëndësishëm bashkëpunimi në të ardhmen mes autoriteteve të porteve të dy vendeve”, shkruan presidenti Meta në Facebook.

Meta ndodhet në Egjipt në kuadër të një vizite shtetërore dhe ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit egjiptian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco