Masakra e Filatit, Idrizi: Presidenti grek kërcënon shqiptarët, qeveria ‘Rama’ hesht

Masakra e Filatit, Idrizi: Presidenti grek kërcënon shqiptarët, qeveria ‘Rama’ hesht

19:15, 01/03/2019
A+ Aa A-

Kreu i PDIU-së, Shqptim Idrizi ka akuzuar Qeverinë shqiptare se nuk ka bërë asnjë reagim ndaj asaj që ai e quajti “Kërcënimet e përsëritura të Presidentit grek ndaj shqiptarëve”.

I pranishëm në aktivitetin e  mbajtur për Masakrën e Filatit, ai tha: Presidenti i Greqise tenton të kërcënojë shqipërinë, nuk e ka bërë për herë të parë e ka bërë në menyrë të përsëritur. Nga një anë, flasin për të drejtat e  minoriteve, por janë i vetmi vend në botë që nuk njohin të drejtat e minoriteteve dhe të nëshkruajnë konventat përkatëse.

“Realisht për shkak të moshës dhe pozicionit duhet të ishte njeriu më i urtë i politikës greke. I kujtoj presidentit grek, vendi që ai bënte kërcënimet ishin tokë shqiptare nga Konica. Ky është shekulli i shqiptarëve që e kanë marrë fatin e tyre në dorë. Presidenti i Greqise tenton të kërcënojë shqipërinë, nuk e ka bërë për herë të parë e ka bërë në menyrë të përsëritur.

Nga një anë, flasin për të drejtat e  minoriteve, por janë i vetmi vend në botë që nuk njohin të drejtat e minoriteteve dhe të nëshkruajnë konventat përkatëse. Akoma më shumë shqiptarët e Çamërisë kanë më shumë arsye për të qenë krenare. Në fakt, kur thashë që këtë gjë e ka bërë në mënyrë të  përsëritur. Ne nuk dëgjojmë një reagim nga qeveria e shqiptarëve, siç i mësova Ramës historinë e Çamërisë”, u shpreh Idrizi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco