Manjani: Parlamenti varrezë ku prehet Rilindja, deputetët që do hyjnë, lule mbi të

Manjani: Parlamenti varrezë ku prehet Rilindja, deputetët që do hyjnë, lule mbi të

18:36, 01/03/2019
A+ Aa A-

Pas dorëzimit të mandateve nga opozita e bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ.

Por e gjithë kjo për ish ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani e kthen parlamentin në një varrezë ku prehet Rilindja, ndërsa deputetët që pritet të hyjnë lulet mbi të.

“Tashmë parlamenti po merr formën e një varreze ku prehet Rilindja. Deputetët e listave që hyjnë janë lulet artificiale mbi të” , shkruan Manjani.

Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi kanë dorëzuar sot formularët e vet deklarimit në KQZ.  Ata janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara ishte kandidate për qarkun e Dibrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t01/03/2019 19:14

Keta qe futen e kane hanger turpin me buke,por turpi me i madh eshte i atyre qe pranojne te kene perballe si opozite fallco keta vulehumbur

t01/03/2019 19:14

Keta qe futen e kane hanger turpin me buke,por turpi me i madh eshte i atyre qe pranojne te kene perballe si opozite fallco keta vulehumbur

Shto koment

Denonco