Analisti i çështjeve ndërkombëtare: Rama i izoluar, vizita e fundit në Arabi

Analisti i çështjeve ndërkombëtare: Rama i izoluar, vizita e fundit në Arabi

16:16, 01/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në studion e Syri.net, përballë gazetarit Alex Xhelili, analisti Ilir Kalemaj ka komentuar aktualitetin në vend, ku në qendër të vëmendjes ka qenë Samiti i Dytë i Diasporës.

“Shqipëria futet ndër vendet me diasporë më aktive të mundshme, por kemi një kakistokraci. Një qeveri më të keqe të mundshme. Dhe ata nuk kanë një shkak për të ivvestuar”, u shpreh analisti i çështjeve ndërkombëtare.

Sa i përket zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjes së mazhorancës për të emëruar opozitën në parlament, Kalemaj u shpreh:

“Mësim për opozitën. Që mos gaboj melistat me lloj lloj personazhi, figurine. Që nuk do të pranoheshin në një institucion më të ulët se parlamenti”.

Ndërsa rolin e kryeministrit Rama për të qenë një lider përtej kufijve administrativë të Shqipërisë, ai e vlerëson si një përpjekje e sforcuar e kreut të qeverisë, i cili, sipas tij është i izoluar ndërkombëtarisht,

“Rama është përpjekur gjithmonë që ti tregoj shqiptarëve, Kosovës, ndërkombëtarëve që ai është një lider përtej kufijve të Shqipërisë. Përpiqet si negociator mes Thaçit dhe Vuçiç. Kjo bëhet edhe për të hequr izolimin e tij. Vizita e fundit, shtetërore, e portokulluar, është ajo në Arabinë Saudite, një vend në qendër të vëmendjes pas vrasjes së gazetarit. Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur një hetim për këtë shtet. Kjo është një fatkeqësi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco