Ish-ambasadorët komentojnë: Jo çdo gjë që vjen nga të huajt është e drejtë

Ish-ambasadorët komentojnë: Jo çdo gjë që vjen nga të huajt është e drejtë

16:18, 01/03/2019
A+ Aa A-

Dy nga diplomatët nga më të spikatur të Shqipërisë në 3 dekadat e fundit analizojnë vizitën dhe deklaratat e 7 eurodeputetëve në Shqipëri gjatë ditës së enjte.

Ylljet Aliçka, dikur ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Mal Berisha, dikur ambasador në Britaninë e Madhe, e cilësojnë si një shkallë emancipimi të politikës shqiptare kur nuk bien dakord me çdo gjë që thonë të huajt.

Të ftuar në emisionin ‘Debati në Channel One’ të gazetarit Roland Qafoku, Aliçka dhe Berisha deklarojnë se politika shqiptare tregon evolucion kur mendon se jo çdo gjë që thonë të huajt është e saktë.

Ja komenti i diplomatit Aliçka: ‘Politika shqiptare është në evolucionin e saj, me ulje -ngritjet e saj. Është hera e parë që dëgjohet nga ndërkombëtarët që situata është kaq e drunjtë.

Në vendimmarrjen e ndërkombëtarëve në Shqipëri , ndikojnë shumë edhe elementët emocionalën dhe individualë të personave. Flas në përgjithësi, mund të jetë edhe rasti konkret. Ishte hera e parë që është kaq në kundërshtim me opozitën.

Duket se është një formë emancipimi mosdhënia e rëndësisë së madhe ndaj opinionit të ndërkombëtare kohët e fundit. Shqiptarët e njohin më mirë vendin e tyre sesa e njeh një i huaj. E marr si shenjë emancipimi të mos marrësh në mënyrë të verbër çdo gjë që thonë ndërkombëtarët’.

Aliçka me profesion edhe shkrimtar dhe skenarist njihet për ironinë e hollë të përdorur për një pjesë të diplomatëve të huaj që kanë punuar në Shqipëri, duke e pasqyruar këtë në romanin best seller ‘Një rrëfenjë me ndërkombëtarë’ të botuar në vitin 2007 aq të komentuar dhe të përkthyer në 10 gjuhë të huaja.

Ndërkohë që ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe Mal Berisha flet me nota aspak vlerësuese për formatin dhe nivelin që që përfaqëson Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin evropian.

Berisha tha se e njeh shumë mirë diplomatin gjerman por nuk ka ndonjë vlerësim për të.

Ja komenti i diplomatit Mal Berisha: ‘Po të isha në aftësinë vendimmarrëse të atij djalit (për zv ministrin e PEJ që ishte prezent në panel) dhe ta kisha punonjës Fleckenstein, nuk do e çoja ambasador në asnjë vend të Shqipërisë, në asnjë ambasadë të Shqipërisë.

Ne kemi një shprehje: Në një sofër ku hanë dhe nuk të japin, të lënë atje, në një mexhlis ku flasin dhe nuk të dëgjojnë duhet të largohesh menjëherë. Kjo është situata në Shqipëri. Këtu bëhen aq shumë gjëra të papranueshme.

Opozita ka shumë të drejtë dhe kjo që bëri është shumë e vonuar. Për mendimin tim lënia e mandateve është rruga më normale sepse nuk kishte rrugë tjetër’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco