Kush do të jetë kryeministri i qeverisë tranzitore? Reagon Majko

Kush do të jetë kryeministri i qeverisë tranzitore? Reagon Majko

15:29, 01/03/2019
A+ Aa A-

Ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ka treguar se çfarë mund të diskutohet mes qeverisë dhe opozitës nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha pranon ftesën që i bëri sot kryeministri, Edi Rama në Samitin e Dytë të Diasporës.

Majko iu përgjigj mediave se për qeverinë tranzitore nuk do të flitet.

I pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë të jetë kryeministër i qeverisë tranzitore, Majko u përgjigj:

‘Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja ‘kur do flasim’.

Ndërsa pyetjes se kush duhet të luajë një rol pajtimi mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri?

Majko iu përgjigj, se ndërhyrja e presidentit Ilir Meta në raportin me palët do të ishte e mirëpritur nga të gjithë.

‘Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur’, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta01/03/2019 17:52

E para Makjo kushti i vetem i panegocueshem eshte largimi i Edvin droges ose edi potures,ky eshte kusht i panegocueshem dhe e dyta Majko mos bej nje gabim sikur te jesh ne fillimet e ruges politike kur ofron si negociator presidentin e vendit z.Iilr Meta,sepse e para presidenti eshte dhe bashkeshorti i Monikes dhe pra Majko perben konflikt interesi,gjithashtu. Edvin droga cfare nuke e ka "quajtur"presidentin e fundit fare ka qene akuza se Z.Meta eshte opozita e trete e vendit.Prandaj Pandi eshte e kote cdo perpjekje a perpelitje e Edvin droges te gjeje ndonje rruge te jete peap ai kryeminister,sa me shpejte Pandi qe ta pranoni ju socialistet te paret se qeverija e ripjedhjes se krimit,droges,korupsionit me ne krye Edvin drogmenin ka rene,aq me mire do jete per popullin,ne te kundert vendin do e fusni ne nje spirale te frikshme dhe kesaj radhe do jete pergjegjesia juaj pra e socialisteve.

Shto koment

Denonco