Protestat, ACRE, grupi i tretë më i madh në PE, në krah të opozitës

Protestat, ACRE, grupi i tretë më i madh në PE, në krah të opozitës

13:29, 01/03/2019
A+ Aa A-

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë, ACRE, grupi i tretë më i madh në Parlamentin Europian mbështet plotësisht kërkesat e opozitës në Shqipëri. 

“Në dritën e instabilitetit politik në rritje krizës qeveritare dhe listës së gjatë të skandaleve që janë bërë publik së fundmi, ACRE beson se vetëm një qeveri e re, e krijuar mbi një platformë të jerë politike, mund të garantojë fundin e këtij ngërçi politik dhe të rifitojë besimin e qytetarëve shqiptarë në proceset demokratike intetgruese europiane dhe sundimin e ligjit në vend. “- thuhet në deklaratën e ACRE, ku bën pjesë edhe Partia Konservatore në pushtet e Britanisë së Madhe.  

Në një deklaratë, ku mbështet bashkimin e Partisë Republikane me koalicionin opozitar,  ACRE e nxit atë të marrë hapa konkretë për të luftuar korrupsionin qeveritar dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. 

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve, një grupim i qendrës së djathtë që po rritet me shpejtësi në Europë, shprehet se  shqetësimi në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri ka të bëjë me korrupsionin e qeverisë aktuale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Idi01/03/2019 14:13

Ne kete grupim duhet te kaloj edhe PD dhe gjithe forcat e djathta shqipetare. Ky grupim ku merr pjese edhe Lega e Salvinit meriton respektin maksimal,

Shto koment

Denonco