Nuk ndalen tenderat pa garë, 1.7 miliard lekë për kondicinerët tek 'sanatoriumi'

Nuk ndalen tenderat pa garë, 1.7 miliard lekë për kondicinerët tek 'sanatoriumi'

10:56, 01/03/2019
A+ Aa A-

Sipas shifrave të raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rreth 70 përqind të tendera që janë bërë vitet e fundit nga adminstrata dhe qeveria Rama, janë pa garë dhe të paracaktuara. Por duket se kjo praktikë, nuk ka të ndalur. Së fundmi një tender i zhvilluar në  Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” me vlerë 177 milionë lekë i jepet një kompanie, pa garë, raporton “Shekulli”.

Bëhet fjalë për një prokurim, i cili kërkon ndërrimin e sistemit të kondicionimit në spital përmes vendosjes së pajisjeve të reja, që do të rregullojnë ngrohjen apo ftohjen në  spitalin e Saukut. Konsorciumi i shpallur fituese i përket dy kompanive Ed Konstruksion sh.p.k & Alba Konstruktion, ndërsa  4 operatorët e tjerë janë skualifikuar, duke treguar edhe njëherë precedencën e dyshimtë se tenderët dhe koncesionet në shëndetësi janë të paracaktuar dhe ekspozojnë rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose jo etike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion. Në fakt kjo praktikë nuk është e re për modelin që ka zgjedhur qeveria, që nga koha kur Ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte Ilir Beqaj dhe tashmë punën e tij e vij, ministrja Ogerta Manastirliu. Por në spitalin, fenomeni i përzgjedhjes së dyshimtë të kompanive fituesve nuk vlen vetëm për tenderët me vlerë të lartë financiare, por edhe për prokurimet me vlerë të vogël, ku vetëm gjatë dhjetorit 2018 janë firmosur dhjetëra tenderë, duke përjashtuar të gjitha kompanitë pjesëmarrëse përveç fituesit.

Tenderi për rregullimin e sistemit të kondicionimit është firmosur vitin e kaluar dhe këto ditë konsorciumi pritet të përfundojë punën, sipas afatit 12-mujor të përcaktuar në kontratë, ndërsa operatorët e tjerë nuk kanë ngurruar të bëjnë ankesë. Komisioni i Prokurimit Publik ka skualifikuar 4 operatorët e tjerë, tre prej të cilëve me të njëjtin motivacion, se nuk plotësonin kriteret për tu futur në procedurën e prokurimit. Ndërkohë, firma e katërt e skualifikuar nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, duke u përjashtuar automatikisht nga gara. Tri kompanitë kanë bërë ankesë, por ajo nuk ka vlejtur për të ndërruar destinacionin e fituesit.  1. Agri Konstruksion  Nuk plotëson kriteret e përcaktuara sipas DST-së për këtë proçedurë prokurimi. 2. “Klimateknika TB2” shpk & ITE Grup”Shpk  Nuk plotëson kriteret e përcaktuara sipas DST-së për këtë procedurë prokurimi.  3. Termoimpiant- Nuk plotëson kriteret e përcaktuara sipas DST-së për këtë procedurë prokurimi. 4. Laureta Plepi – Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

Kompania Ed Konstruktion administrohet nga Alfred Ibrahimi që nga viti 2005 dhe ka një kapital themeltar prej 15 500 000 lekësh, ndërsa gjatë këtyre viteve ka marrë 12 kontrata publike, nga të cilat ka përfituar 289 milionë lekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco