Shqiptarët nuk janë vetëm, i gjithë Ballkani kundër qeverive të korruptuara dhe arrogante!

Shqiptarët nuk janë vetëm, i gjithë Ballkani kundër qeverive të korruptuara dhe arrogante!

09:56, 01/03/2019
A+ Aa A-

Ish-minstri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, sërish ka komentuar në rrjetet sociale krizën e rëndë, që ka përfshirë politikën shqiptare dhe vendin. Sipas tij jemi në një situatë që jo vetëm në Shqipëri protestohet kundër arrogancës, propogandës populiste, korrupsionit dhe stabilokracisë, por edhe në Serbi, Malin e Zi, Bullgari, Rumani…

Postimi i plotë i Ylli Manjanit, në FB

Shqiptarët nuk janë vetëm!

I gjithë Ballkani proteston! Serbët, malazezët, bullgarët, rumunët protestojnë!

Të gjithë kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë!

Madje opozita në Serbi, Mal të Zi e Bullgari, ashtu si opozita shqiptare, kanë dalë nga Parlamentet e vendeve të tyre në shenjë proteste.

Të gjithë thonë: Jo më fasadë e sistemeve pseudo-demokratike!

Frederica, Johanes-i, Knuti e zëdhënësit e tyre janë njësoj të kritikuar gjithandej në Ballkan!

Shqiptarët këtë herë, nuk janë (siç jemi mësuar të dëgjojmë) as të vetmit e as të fundit të rreshtuar kundër të keqes.

Ky është lajmi më i mirë i kësaj kohe të mbushur me propagandë stabilokratësh dështakë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco