Fleckenstein: U zhgënjeva shumë nga Kryemadhi, na tha që nëse nuk kuptoni ... Fleckenstein sot gjatë deklaratës për shtyp.

Fleckenstein: U zhgënjeva shumë nga Kryemadhi, na tha që nëse nuk kuptoni ...

11:00, 28/02/2019
A+ Aa A-

Eurodeputeti Knut Fleckenstein tha sot gjatë një konference shtypi të delegacionit të PE-së në Tiranë se ishte ndier më së shumti i zhgënjyer nga Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila nuk e kishte marrë në konsideratë, qendrimin e tyre ndaj aksionit të opozitës shqiptare. 

“Ne e bëmë të qartë, se ne i kuptojmë argumentet e Bashës, - tha Fleckenstein, -  por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë për akuzat, bojkotimi i Kuvendit, nuk është zgjidhje e problemit.

Në fund dëshiroj të them që u befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga Kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit, se e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin dhe, në rast se evropianët nuk e kuptojnë, ky nuk është problemi i tyre!

Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel, që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri, duhet ta kuptojnë se në cilën anë gjendet secili,” – theksoi Fleckenstein.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco