'Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës!'

'Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës!'

12:11, 28/02/2019
A+ Aa A-

Një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga LSI-ja kundër eurodeputetit Knut Fleckenstain, i cili sulmoi më së shumti sot vendimin e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për t’iu bashkuar protestës së opozitës dhe djegies së mandateve.

Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI, shkruan me ironi në Fb: “Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës. As qeveria e vendit tënd nuk e do! Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngelur, deri në maj.”

Ky qëndrim erdhi pas një deklarate të fortë që bëri më herët në emër të LSI, Petrit Vasili. Ai ngriti një pyetje plot dyshime për "vështrimin e turbulluar" të eurodeputetëve: “Është një turbullim dhe errësim që nuk dimë nga vjen. Vjen nga e njejta para problematike, me të cilën qeveria ka rrëmbyer të gjitha pushtetet, apo për arsye të tjera që koha do t’i zbardhë?!”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco