Preda për Edi Ramën: Kryeministër optimist tragjik, të ndalen presionet ndaj protestuesve dhe medias

Preda për Edi Ramën: Kryeministër optimist tragjik, të ndalen presionet ndaj protestuesve dhe medias

11:34, 28/02/2019
A+ Aa A-

Eurodeputeti Cristian Preda është shfaqur në konfrencën përmbledhëse të delegacionit të PE-së, mjaft kritik ndaj kryeministrit Rama dhe qevrisë në deklaratat e tij, ndryshe nga disa anëtarë të tjerë. Preda i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama që të bisedojë urgjentisht me opozitën duke e cilësuar një “optimist tragjik”. Gjithashtu ai deklaroi se presionet ndaj protestuesve përbëjnë rrezik serioz për destabilizimin e vendit si dhe kërkoi, që të ruhet liria e shtypit.

“Kam tre fjali të thjeshta për të thënë. E para që ju si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai vetë e ka shpjeguar dhe vetë e ka përshkuar veten si të tillë dhe na e ka kërkuar që të çelen negociatat me Shqipërinë. Natyrisht çelja e negociatave vjen nga shtetet anëtarë, ndërsa ne si deputetë të PE e mbështesim çeljen e negociatave, pasi ne dëshirojmë të flasim me Europën. Është e rëndësishme që përpara qershorit shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin. E ftoj kryeministrin që të bisedojë me opozitën. Do të jetë sukses i madh vërtetë në rast se përpara takimit të këshillit në qershor shqiptarët të bisedojnë me njëri-tjetrin, të kryejnë disa biseda së brendshmi. Së dyti ju keni pasur protesta masive, që dolën nga të rinjtë. Është e papranueshme që atyre tu bëhet presion. Disa njerëz janë hequr nga puna, ata janë në listën e zezë për arsye të të drejtës që ushtruan për të protestuar. Është një rrezik i madh për destabilizimin.

Image

E treta, liria e shtypit. Ne e kemi diskutuar me gazetarët investigativ dhe kemi dëgjuar se në rast se ne në BE kemi lajme të rremë që vijnë nga Kremlini, këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria, por edhe nga partitë në opozitë. Liria e shtypit është thelbësore, ju lutem respektojeni atë. Ne në Shqipëri se në çdo vend tjetër në Ballkan apo BE, duam një liri të vërtetë të shtypit“, tha eurodeputeti Preda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco