Një Zv.Kr. në kolovajzën e pushtetit!

Një Zv.Kr. në kolovajzën e pushtetit!

10:59, 28/02/2019
A+ Aa A-

Priti  në radhë duke u përpjekur që të trashë zërin më kotë, djathtas e majtas, plot 28 vite. Bëri socialistin e paepur, pastaj zhurmuesin në parlament. Pasi shihte se ca anonimë të emëruar “rilindas” po bënin namin me benefite pushteti, e pasi kuptoi se Lushnja e Divjaka e shkretë aq dhjamë kishte për të dhënë, herë pas here imitonte “luanin” socialist të zemëruar, por që jehona i kthehej në mjaullimë.

Bënte sikur propozonte ligje e amendamente të forta kundër qeverisë së tij dhe pastaj, krenar por i përmjerrë, shihte Edi Ramën se si zgërdhihej duke mërmëritur; pirdh Braçe pirdh, se kështu na duhesh!

 Dhe ja kështu vit pas viti, derisa erdhi një ditë që Edi Rama i mbetur në çark, të kthejë kokën nga ai, vetëm pasi studentët  e nxorën si karagjoz duke folur me vete në Instagram e Facebook dhe e bënë të nxjerrë kokën nga jorgani dhe të shkumojë fortë me sapun skalpin e mbetur në kokë.

-Hajde këtu kolopuç zevzek dhe hip edhe ti për ca kohë, në kolovajzën e pushtetit tim, të erdhi radha ndaj bëj qejf ca muaj. Trashe edhe ca zërin, se je Zv. Kr. tani.!

Hipi në kolovajzën e pushtetit, Erion Braçe, “socialisti i thekur” e i shndërruar në Zv.Kr dhe pa humbur asnjë ditë, direkt e lëshua nëpër Shqipëri që të zbulojë “armiqtë” dhe të spastrojë administratën publike, nga skrapi i mbetur i tepsisë dhe nga ata që nuk i binden Rilindjes.

Flamur e bombë u shfaq Zv-ja i Kr-së, duke lëshuar rrufe nga FB kundër çdo abuzuesi në administratë, që u bie në qafë qytetarëve.

-Ik vetë nga puna e detyra pa u nisur unë për aty-trashte zërin e tij, atë zë që nuk ka studio miksazhi në botë që ta trashë, as me teknologjinë e fundit.

Dhe kështu plot vrull vazhdonte Braçe, Zv. Kr-ja, deri sa “papritur” pa se kolovajza e pushtetit ku e hipën 2 muaj më parë, po shembej me shpejtësi.

 “Armiqtë” janë grupuar, po marrin në qafë me mashtrime edhe popullin dhe duan të shembin kolovajzën!

Prandaj “babai” i socialistëve lushnjarë nuk shkoi në anti-mitingun e Kr-së në datë 26 Shkurt, se duhej në Tiranë për të mbrojtur kolovajzën në një sallë të rrethuar me tela me gjemba, forca speciale e tym plot gaz asfiksues. Foli por harroi të bënte “socialistin parimor”, kur pa se Kr-ja i qeverisë dhe i partisë i kishte lënë vetëm në strofull, e të rrethuar nga populli.

Prandaj pasi doli nga dera prapa i rrethuar me truproja, ju hakërrua dhe fyeu gazetaren Klodiana Lala, vetëm e vetëm pse i bëri një pyetje të thjeshtë.

Prandaj Zv-ja i Kr-së është lëshuar studio më studio televizive dhe buçet në rrjetet sociale, duke vuajtur në përpjekjen titanike, që zërin e liliputit ta bëjë të një gjiganti; sepse kolovajza ku priti gati 28 vite të hipte, po shembet me shpejtësi!  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ana28/02/2019 12:07

hahahaahahahahahahahhah

Shto koment

Denonco