VIDEO/ Delegacioni i PE para medias, thirrje për zgjidhjen e krizës politike me dialog

VIDEO/ Delegacioni i PE para medias, thirrje për zgjidhjen e krizës politike me dialog

10:23, 28/02/2019
A+ Aa A-

Pas takimeve me krerët e politikës shqiptare, kreu i delegacionit  të Parlamentit Europian, Kelam dha një konferencë shtypi ku theksoi se problemet mund te zgjidhen me dialog.

"Është problem i juaji i mbrëmshëm për të zgjidhur problemin dhe të ngriheni mbi interesat partiakë, - tha Kelam ndër të tjera. - Dhe ne e dimë që 90% e shqiptarëve janë pro integrimit europian. Dhe kjo varet sesi do ta kuptojnë liderët tuaj."

Delegacioni i PE prej 7 anëtarësh erdhi në Tiranë dje sipas një axhende të paracaktuar javë më parë për integrimin e Shqipërisë në BE, por që përkoi me krizën politike në vendin tonë.

Para kësaj konference shtypi, delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është takuar me krerë të qeverisë, të opozitës dhe shoqërisë civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/02/2019 12:30

Dialog me kë? Dialog në një parlament që drejtohet nga Gramoz Ruçi, shefi i krimeve të diktaturës. Njëlloj sikur në Parlamentin Gjerman të pasluftës të ishte kryetar Heinrich Himleri, shefi i Gestapos, kryeministër (kancelar) të ishte i biri i Gebels, në të gjithë pozicionet e pushtetit bijtë e hierarkëve nazistë. Dhe Europa ti bënte thirrje për dialog popullit të martirizuar (kazan) gjerman, dialog me nazistët e "penduar" dhe të transformuar në "demokratë tepsie". Këta "përfaqësuesit" e BE, OSBE, OIDHJERI & CO ose kanë nevojë urgjente për psikiatër, ose duhet ti nënshtrohen Vettingut të pasurive të fshehura off shore. Shembullin e kanë para syve, bax-hella Romana Vllahutin.

coli28/02/2019 10:48

Nëse ky grup i eurodeputetëve të BE do të vinte në Shqipëri në vitet 2016-2017 me shqetësimin se nga ky vënd po ju vijnë qindra tonelata drogë për të helmuar fëmijtë e rininë e BE, sigurisht që nuk do të vinte puna këtu, që opozita shqiptare sot të ndërmerte këtë vendim.

Shto koment

Denonco