Presionin e ka qeveria, sa më shumë ta shtyjë...

Presionin e ka qeveria, sa më shumë ta shtyjë...

09:26, 28/02/2019 Nga Ylli Manjani
A+ Aa A-

Për hir të drejtësisë së argumentit, duhet të biem dakort se rregulli i mbylljes së mandatit sipas afateve kushtetuese nga ana e qeverisë është i rëndësishëm.

Gjithashtu çuarja e vendit në zgjedhje me qeveri që smban përgjegjësi politike nuk është një gjë e mirë. Në të shkuarën kemi patur modele shumë të këqija.

Nga ana tjetër Opozita është gjithnjë legjitime të kërkojë largimin e qeverisë. Normaisht ajo nuk ka ngut, sepse kur vjen me ngut largohesh po me ngut.

Puna është që parlamenti dhe qeveria që dolën pas zgjedhejve të 2017-ës, prishën çdo skeme llogjike përfaqësimi dhe dialogu politik.

Fakt është që si hyri si nuk hyri opozita në parlament, nuk e ndryshon dot zhballancimin e pandershëm që u prodhua në ato zgjedhje.

Po për hir të fakteve zgjedhjet e 2017 u mbajtën jo në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, por në bazë të një marrëveshje politike PD-PS. Ndalimi i koalicioneve ishte dëmtimi më i rëndë që ju bë zgjedhjeve dhe, së bashku me marifetet e formulës elektorale prodhuan këtë parlament, ku 48% bëhen si me magji 55%.

Situata degradoi në këtë pikë, krejt natyrshëm pasi arroganca e maxhorancës fiktive nuk la më asnjë hapësirë dialogu.

Fundja, po për të qenë të drejtë, opozitës mire ja bëri se me atë sjellje politike në zgjedhjet e fundit e meritonte.

Por arroganca nuk u ndal thjesht te opozita, por u shtri ne popull. Prona, ekonomia, puna, të drejtat e liritë u dhunuan dhe u bënë të dhunueshme nga qeveria që kontrollon tashmë çdo gjë!

Ky është ekstremi, ndaj njerëzit mblidhen sot në protestë me një fërshëllimë.

Presionin në këto kushte e ka qeveria. Sa më shpejt ta kuptojë e të reagojë aq më mirë do jetë për të!

Sa më shumë ta shtyjë reagimin, aq më mirë do jetë për opozitën. Kjo e fundit rrypin e pykën ka!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco