Shehi: Protesta, po e shkeli policia vijën e kuqe, s’mbajmë përgjegjësi për çfarë do ndodhë

Shehi: Protesta, po e shkeli policia vijën e kuqe, s’mbajmë përgjegjësi për çfarë do ndodhë

22:36, 27/02/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit të 2017-së, Dashamir Shehi deklaroi për Abc News se aksioni i nisur nga opozita është vetëm fillimi.

Sipas tij situata do të jetë edhe më e rëndë sepse demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.

Ky është një sezon i deklaruar protestash.

Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë.

Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera.

Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje', tha Shehi.

Sa i përket deklaratës së Lulzim Bashës se opozita nuk njeh më as policinë, Dashamir Shehi e shpjegoi duke paralajmëruar se, nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten.

S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike.

Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin.

Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë.

Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike’, deklaroi ndër të tjera Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd01/03/2019 09:31

Me dukeshe disi me i permbajtur, ne intervista. Isha gati te votoja per kryetar bashkie, por qenke derr... si te tjeret, or dash.

Ay28/02/2019 01:29

Policet e zakonshem duhet ta dine tanime ke kane shefa, saiqir tamirin-trafikant te sterprovuar droge, jareld cela ne kerkim nderkombetar per trafikim lendesh ilegale narkotike me pas fatzi disgraziato xhafa me te vellane qe pas shume kembenguljeve te Berishes kryesisht shkoi ne Itali u vetedorezua dhe I vellai pa pike turpi vazhdonte rrinte minister, etj etj. Policet nuk jane budallenj te behen mish per top per ata qe I vrasin e as nuk I qajne me as naten as diten se ti qanin do Ishte mire te pakten.

Daj Jaku27/02/2019 23:56

O Ilir, po ti me kë je? Vazhdon të jesh në borderonë e EDramës apo të kanë përzënë?

Skrapari27/02/2019 23:07

Pordhicia te beje detyren dhe te mos i bindet kapter Leshit. Ketij te fundit pra kapter Leshit do tia tredhim bolet shume shpejt.

Askushi 27/02/2019 23:06

Te gjithe ne sheshe, te gjithe ne rruge, te gjithe bashk, te gjithe per nje qellim....

Ilir27/02/2019 22:53

Jemi gati per lufte neser. Nuk do falim. EF

Shto koment

Denonco