Takimi me PE, Kryemadhi: Gjëra të bukura do vijnë

Takimi me PE, Kryemadhi: Gjëra të bukura do vijnë

18:13, 27/02/2019
A+ Aa A-

Pas takimit me euro deputetët të cilët zbarkuan sot në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se opozita është në rrugën  e duhur dhe nuk ka asnjë kthim pas.

Duke folur për gazetarët pas këtij takimi, Kryemadhi u shpreh se gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët.

Deklarata e Monika Kryemadhit:

Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.

Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj.

Faleminderit dhe na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e Republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush. Ju faleminderit shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco