Protesta/ Ish-deputeti zbulon skenarin e përgatitur dje nga Rama

Protesta/ Ish-deputeti zbulon skenarin e përgatitur dje nga Rama

17:18, 27/02/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Strazimiri tregoi se Edi Rama kishte përgatitur një skenar në lidhje me protestën.

Strazimiri tregoi se si një drejtues policie u thoshte punonjësve të policisë të tërhiqeshin, me qëllim që protestuesit të futesh në parlament dhe më pas të nisnin sulmin me gaz.

‘Ishte një punonjës policie, që ishte në rreshtin e dytë të policëve.

E kisha mu përballë dhe e njoh kudo që ta shikoj. Ai person, civil i tërhiqte policët drejt parlamentit, duke u thënë që të ecnin pas.

Dhe protestuesve u thoshte hajdeni, hajdeni dhe ja arriti që të tërhiqte protestuesit brenda në rrugën e parlamentit. Ky ishte edhe skenari i përgatitur nga policia dhe garda që më pas të suleshin mbi protestuesit.

Kjo u duhej dhe këtë skenar e bënë ata’, tha Gent Strazimiri në studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

max27/02/2019 19:50

PO ti cfare bere kur e pe kete gje.Pse nuk dole ne balle te turmes dhe te dilte sheshit hileja.Ke qen zevendes minister.Nuk ju falet qe ju a futin ata police shkerdhata

Shto koment

Denonco