VËZHGIM/ Çfarë po u ndodh socialistëve pas djegies së mandateve

VËZHGIM/ Çfarë po u ndodh socialistëve pas djegies së mandateve

16:35, 27/02/2019
A+ Aa A-

Nëse djegia e mandateve nga opozita ka pasur për qëllim t’i japë fund fasadës dhe të tregojë lakuriq Rilindjen e vërtetë, që në ditët e para duket se ajo po e realizon qëllimin e saj.

Boll të këqyrësh se çfarë ndodhi të martën në parlament për të kuptuar dimensionin e aktit të dorëzimit të mandateve nga 56 deputetë. Lapsi.al e ka bërë dhe ka vërejtur këto dukuri:

1- Parlamenti ilegal

Parlamenti po mblidhet në fshehtësi dhe ilegalisht, sikur mos ishin përfaqësues të një shumice të votuar por të një mazhorance të blerë. Pasi e shtynë seancën e anuluar të së enjtes, Gramoz Ruçi e shpalli atë vetëm pak orë para fillimit për të martën.

2-Deputetët klandestinë

Deputetët u detyruan të hyjnë në mënyrë klandestine në Kuvend, madje ministri Klosi i zgjedhur me votat e dyshes Gjushi- Avdylaj i shpëtoi paq zemërimit të turmës. Edhe më e bukur ishte zgjatja e fjalimeve në parlamentin bosh, vetëm se deputetët ishin peng dhe nuk dilnin dot nga salla.

3-Rama në arrati

Pasi nuk shkoi në zyrë në 16 shkurt dhe shpiku tubimin e Vlorës, pasi anulloi seancën e 21 shkurtit, Rama edhe të martën nuk shkeli dot në sallën e Kuvendit. Pra atë del se nuk e paska braktisur vetëm opozita, por edhe kryeministri.

4-Rilindasit si në filmat e Çaplinit

Megjithëse mediat kryesore janë të gjitha në shërbim të pushtetit, ajo që po ndodhte dje jashtë Kuvendit, i la të duken si film pa zë të gjithë deputetët që flisnin në podium brenda sallës. Në ekranet e ndarë në katërsh, që Lapsi.al i ka monitoruar, ata ngjanin si spiker për shurdh- memecë. Sepse të transmetoje ato monologë absurde (gjë që e bëri vetëm ndonjë TV bunker) ishte një vrasje e audiencës. Vetëm ky fakt i shndërron në qesharake deklaratat e kryeministrit dhe Taulant Ballës se parlamenti do të vazhdojë punën normalisht.

5-Glorifikimi i Murrizit

Edi Rama dhe mediat pranë tij, që prej kohësh e kanë trajtuar si një personazh anekdotik  Myslym Murrizin, dëshpërimisht po e trajtojnë ish kreun e PD-së së Lushnjes si simbol. Kjo po i bën edhe më të pabesueshëm dhe qesharakë në ëndrrën e tyre për të pompuar një opozitë false, që siç thotë e marrosura pas Skënderbeut, do të lindë pas zhdukjes së kësaj opozite.

Prandaj, sado radikale, e gabuar, e paprecedentë, e anatemuar nga burokratët e ambasadave, të jetë lëvizja e opozitës, ajo e ka një meritë: ajo po e qesharakëzon me shpejtësi liderin me tepsi në dorë dhe të gjithë ata që nuk e shohin që mbreti ka dalë në pazar pa brekushe.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 27/02/2019 20:58

Palacot duhej ti godisje me koh. megjithate nuk eshte vone. nuk duhet terheqje. nje fije e ndane shqiperin nga fitorja e demokracis me nenshtrimin perfundimtar ndaj mafies, krimit, dhe bandave...

Shto koment

Denonco