Deklarata e fortë e Idrizit: Burrat dinë ta lënë pushtetin, diktatorët rrëzohen

Deklarata e fortë e Idrizit: Burrat dinë ta lënë pushtetin, diktatorët rrëzohen

18:11, 26/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha: Burrat dinë ta lënë pushtetin, diktatorët rrëzohen, ndërsa diktatorucët arratisen e kërkojnë azil.

Në fjalën përballë protestuesve, Idrizi tha se sot shqiptarët duan zgjedhje, duan demokraci, duan liri.

“Shqiptarët sot jetojnë në një moment të jashtëzakonshëm. Kur i janë vjedhur zgjedhjet u vidhet jeta. Shqiptarët janë të detyruar të braktisin Shqipërinë. Sot 2.2 miliardë euro të taksave të shqiptarëve vidhen nga 5 veta. Janë pikërisht këto arsye që detyruan opozitën shqiptare të mos jetë në atë Parlament të ngujuar të rrethuar me tela. Burrat dinë ta lënë pushtetin, diktatorët rrëzohen nga pushteti. Ikin dhe kërkojnë strehim politik si Gruevski. Sot shqiptarët duan zgjedhje, duan demokraci, duan liri”, tha Idrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco