VIDEO/ Protesta e shqiptarëve, Basha ka një mesazh për Edi Ramën

VIDEO/ Protesta e shqiptarëve, Basha ka një mesazh për Edi Ramën

17:06, 26/02/2019
A+ Aa A-

Në fjalën e tij para mijëra shqiptarëve që protesojnë kundër Edi Ram,ës, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se, ky është parlamenti i krimit dhe se pushteti i vërtetë i takon qytetarëve.

Sipas kryedemokratit, kjo qeveri dhe ky parlament duhet të largohet para se populli ti fshijë e ti marrë përpara.

Ai dha një mesazh për Edi Ramën:

‘Mesazhi që kemi për Edi Ramën është se ti që i ke hequr bukën e gojës shqiptarëve, ti që i detyron të ikin, nuk mund ta bësh parlamentin rulot me rrota që ta lëvizësh sa andej-këndej. Le ta dëgjojë e gjithë Shqipëria, le ta dëgjojë e gjithë bota zërin evropian të qytetarëve shqiptarë.

Jemi këtu për zgjedhjet e lira dhe jo për votat e blera për të mbrojtur Vangjush Dakon e Damian Gjiknurin. Jemi mbledhur sepse e dimë që ky vend i ka gjithçka për ti dhënë fëmijëve mundësinë të jetojnë në vendin e tyre. Ky është vend i bekuar nga Zoti. Ky është fundi i hajdutëve. Rama Ik’, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco