Pampuri në SYRI.net: Ne jemi të shkrirë me qytetarët, s'mund të ketë parlament kur jashtë protestohet

Pampuri në SYRI.net: Ne jemi të shkrirë me qytetarët, s'mund të ketë parlament kur jashtë protestohet

16:10, 26/02/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës për Syri.net, deputetja e dorëhequr e PD-së, Oriola Pampuri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe protestën e sotme, që pritet të nisë pas pak minutash.

'Edhe të enjten e patë që ishte shumë paqësore, megjithëse kishte shumë pjesëmarrës. Kështu do të jetë edhe sot. Ne nuk mund të hamendësojmë.

Të presim e të shohim. Ne jemi të shkrirë me qytetarët. Ata kanë një mllef të mbledhur prej 6 vitesh. Nuk mund të ketë parlament në një kohë që jashtë opozita dhe qytetarët protestojnë. T’ia lemë orëve në vijim. PD ka bërë vetëm ftesë për pjesëmarrje në protestë', tha Pampuri.

Duke folur mbi komentet e ndërkombëtarëve në vend dhe jashtë vendit, Pompuri është shprehur se, ambasadorët punojnë për të ruajtur stabilitetin në Ballkan, por asnjë prej tre nuk do donte që këto që përjetojnë shqiptarët ti përjetojnë në vendet e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco