‘Deputetët tanë do votojnë  nga shtëpia’-Ruçi i shkruan Iriqit

‘Deputetët tanë do votojnë nga shtëpia’-Ruçi i shkruan Iriqit

15:17, 26/02/2019
A+ Aa A-

Vëlla, sot keshim lënjë një intirvistë bashkë, por më dualën ca probleme.

Opozita kishte pllanifikuar protestë të enjte. Na informonji ministri Lleshi se donin të na kapnin brenda në punime.

Por u dualli bosh. Se ua mësonjëm hilet dhe ndaj do e bëjëm sot seancin. Do flasëm e do votojëm sot, në orën 5. Ata le të vinjën të enjte e të shokojën leshtë e Lleshit.

Të enjte ne takohemi dhe e bëjëm intervistën. Unë t’i kam nisur pietjet. Atë ditë të jap dhe përgjigjet se akoma nuk m’i kanë shkoqitur këta ndihmësat e mij.

Jeshë i shqetësuar nga mitingu i opozitës para kryeministrisë,por na e zgjidhi Rama. Javën që shkoi nuk u mblodhëm,këtë javë ua hodhëm.

Nuk do na kapin dot gafil se ne kemi artin ushtarak partizan. Luftojëm natën e mbrohemi ditën. Bile Ulsiu propozoi se mund te mblidhemi dhe poshte urës së Lanës, por e anullova.

Se do bënjim shurrën atje, fup do na vinte gjobë Lali Eri. Ndërsa Balla që është nga Librazhdi propozoi që të votojmë në pyjet e Orenjës.

Por ia dhjeu Braçe: ‘Ku le ti pyll në këmbë!’ Ndaj gjetëm alternativën më të mirë dhe moderne. Jo atë të Majkos që tha se mund të mblidhemi në Surrel, na nxe të gjithëve atje. U duk se po gjente mbështetje, por i erdhi një sms nga Rama: ‘Ngrehur gjithmonë ngele!’ Kaq dhe u tërhoq Pandi.

Javën që vjen do e marrë malli opozitën të na shohë surratnë. Do u vendosim deputetëve tanë në cel një program me një katror të kuq ku shkruhet  “Voto”. Sa herë të ju ndizet atyre ky katror ata do e shtypën me dorë. Dhe fap del rezultati. Ndaj deputeti le të rrinjë në plazh, në hotel, në hale po të dojë, ai voton dhe puna nuk vonon.

Ne jemi zgjedhur për t’i shërbyer popullit. Opozita le të rrijë para parlamentit.

Mbase mblidhemi nga viti i ri sa të uronj unë deputetët. Por po na tha Lleshi se do kemi  protesta as atë ditë nuk shkonj unë.

Tani kuvendi ynë do quhet “Shoqëria e Celularit” Ka ecur shkenca kemi ecur dhe na.

S’mund të rrinjëm në vend numéro.

Tung të enjten, shinjemi e llafosëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/02/2019 15:40

He me te lumte o shoku gramoz. Deputetet te votojne nga shtepia, bile bile u them te votojne edhe nga salaria, se salaria po dihet qe eshte grik e topit dhe Saliu nuk jau ndan dot lesht e gopit, por populli nje dite do ju marre zvarre, dhe do ju zhduke komplet si fare.

Shto koment

Denonco