PDIU i bashkohet protestës para Parlamentit: Rilindasit po mblidhen në ilegalitet

PDIU i bashkohet protestës para Parlamentit: Rilindasit po mblidhen në ilegalitet

13:45, 26/02/2019
A+ Aa A-

Pas njoftimit për mbledhjen e Kuvendit sot në orën 17:00, opozita e bashkuar pritet që në orën 16:30 të zhvillojë protestë para Kuvendit.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë lajmëruar se do ketë pjesëmarrje masive.

Protestes i bashkohet dhe PDIU.

Me njoftim për mediat PDIU i bën thirrje të gjithë simpatizantëve dhe qytetarëve, të bashkohen me opozitën në protestën në orën 16:30 para Parlamentit.

‘PDIU fton dhe u bën thirrje të gjithë simpatizantëve dhe qytetarëve, të bashkohen me opozitën në protestën në orën 16:30 para Parlamentit. Ju kërkojmë ndjesë për kohën e shkurtër, por Rilindasve asnjëherë nuk iu dihet kur mblidhen në ilegalitet.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco