Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Letër e hapur Federika Mogherinit: Shpresën për procesin rreth Ballkanit, e shoh në ikjen tuaj dhe të Hahn

Letër e hapur Federika Mogherinit: Shpresën për procesin rreth Ballkanit, e shoh në ikjen tuaj dhe të Hahn

12:20, 25/02/2019
A+ Aa A-

Nga Florie Bajoku

Marr shkas të filloj këtë shkrim nga deklarata e fundit e Mogherinit, që nëse revokohet apo pezullohet taksa e ngritur ndaj mallrave serbe e boshnjake, ajo do të ishte në gjendje që qysh nesër në mëngjez t`i përkushtohej dialogut Serbi-Kosovë me seriozitetin më të madh deri në vetëizolim deri edhe në 3 muaj!

Ky deklarim, në parim është qesharak, joserioz dhe në esencë vë në hije vlerat dhe standardet e BE-së së vërtetë!

Po fillojmë me zonjën Mogherini, se pari si një personalitet publik, zyrtare e profilit të lartë të BE-së, e cila pa fije turpi guxon të deklarojë diçka të tillë duke harruar krejt deklaratat e mëhershme ku Kosovës në mënyrë eksplicite i premtohet liberalizimi i vizave, pas demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Kush jeni ju zonjë?

Çfarë përfaqësoni ju?

Minimumi që ju do të mund të bënit për Kosovën është të dorëhiqeshit mbi parimin moral e profesional, për premtimet e rreme bërë Kosovës, pa ju pasur borxh gjë!

Çfarë morali politik keni ju? Çfarë përgjegjësie për fjalën publike keni ju? A mos edhe disa liderë të Kosovës po ju marrin si shembull e frymëzim? Siç duket, po!

Zonjë, ju kopja më e dobët e përfaqësimit të vlerave europiane. Unë kurrë nuk mund të besoj se qytetarët europianë janë si ju!

Ju, qëkurse e keni marrë mandatin tuaj dhe jeni angazhuar në normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi, vetëm sa i keni dekurajuar palët dhe keni humbur një kohë të artë tonën dhe paratë e qytetarëve europianë e ato tonat, duke zhvilluar dialog anemik, joserioz, pa përmbajtje, qëllim e përgjegjësi.

Me qasjen e BE-së përmes zyrtarëve si ju zonjë, ndaj Kosovës, qëj pas luftës e këtej, e sidomos pas shpalljes së Pavarësisë, është amortizuar gjithçka që ju keni qenë të thirrur të ndihmoni,mbeshtesni, në krijimin e një shteti funksional me demokraci të qëndrueshme, lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, sigurinë - integrimin e kufijve dhe sundimin e ligjit.

Standardet para statusit?! Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe etj etj ….tani së fundi ideja e korrigjimit, shkëmbimit apo si do që të quhet, të territorit mes Kosovës e Serbisë etj etj, më nuk kanë kurrfarë kuptimi, sepse jeni ju ajo që keni ngjallur indinjatë tek kombi shqiptar. Shqiptarët kanë qenë deri se fundmi kombi më proeuropian, por edhe te ai serb; duke i relativizuar vlerat dhe parimet e BE-së askush me nuk po ju merr seriozoisht.

Kush janë shqiptarët? Dhe, kush jeni ju zonja Mogherini?

LIGJI – Ju 27 vende të BE-së a sa jeni! A s’më thoni, çfarë do të ndodhte në vendet tuaja, në kushte aktuale, po të mos funksiononte ligji për 20 vjet?! Siç ka ndodhur me Kosovën.

Çfarë do të ndodhte me Gjermaninë, Francën, Italinë, MB etj…?A do të ishin qytetarët tuaj europianë, aq institucionalistë, sa të funksiononin pa sundim ligji?!

Unë nuk e besoj këtë e as ju, jam e sigurtë. Do të binit në anarki totale, shumë e natyrshme që po, sepse njeriu nuk dallon shumë nga shtaza sa i përket vetëdijes individuale apo referuar sistemit të drejtësisë.

Ligji është ai që na bën të mirë, të sjellshëm e institucionalistë, kushtimisht.

Ju jeni përgjegjësit kryesorë për gjendjen në të cilën gjendet Kosova, aktualisht! EULEX-i ka qenë dhe vazhdon të jetë institucion i dështuar i BE-së në Kosovë.

EULEX-i misioni me i korruptuar dhe paguar nga taksat e qytetarëve të varfër europianë, në vend se të ndërtojë sistemin e drejtesisë në Kosovë me miliarda të shpenzuara, ka shkatërruar në mënyre sistematike atë duke qenë pjesë e pandashme e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Pikë.

Në bashkëpunim me politikën e Kosovës duke filluar nga procese të montuara politike e deri te zhdukja e dëshmitarëve e dëshmive për X,Y raste.

Këtu fillon hemorragjia e Kosovës. Kjo është goditja më e rëndë, e ulët dhe tinzare që ju ka bërë Kosovës e s’e keni pasur fare të vështirë, shto koolaboristët vendorë, hiq aty-këtu zëra të vetmuar intelektualësh e shtetndërtuesish shqiptarë, që e kanë ditur saktë se çfarë po ndodh, por që s’kanë mundur të bëjnë më shumë se ndonjë shkrim të vakët në media.

EULEX-i, gjegjësisht BE-ja, ka participuar aktivisht në institucionalizimin e korrupsionit dhe krimit në Kosovë, përjashto Gjermaninë!

Krejt kjo nuk është diçka e re, e dimë të gjithë tashmë! Ju do të thoshit çfarë kanë bërë shqiptarët e Kosovës?!

As shqiptarët, as një komb në botë, nuk funksionon pa ligj, këtu jemi në rregull besoj.

RELIGJIONI—Ju 27 vende të BE-së a sa jeni, çfarë vlerash keni ju e që shqiptarët po i bëkan inferiorë, se unë nuk e di?! Shqiptarët nuk janë inferiorë, janë kombi që me gjak kanë mbrojtur krishterimin nga Bizanti për 25 vjet (shek XIV); Gjergj Kastrioti Skënderbeu u cilësua nga Europa perendimore si model i rezistencës së krishterimit kundër Perandorisë Otomane. Shqiptarët u konvertuan me ose pa forcë në muslimanë sepse ishin 500 vjet nën sundimin otoman.

Cili komb në botë do të mund të rezistonte të ruante gjuhën e traditën, ashtu siç ia dolën shqiptarët?!

Cili shtet në Europë ka popullsi më të përzier sa iu takon fesë-religjionit, dhe jeton në harmoni të plotë deri vitet e fundit?!

Shqiptarët janë të njohur botërisht për vlerën e tolerancës fetare ndëretnike, apo jo?!

Çdo qytetar i botës ka mundur të hyjë në Kosovë e vazhdon të hyjë edhe sot, nuk ka regjim vizash, pra probabiliteti i prishjes së bilancit ndërfetar ka qenë i qindpërqindt. Sidomos në këtë atmosferë globale të kërcënimit nga radikalizmi fetar, Kosova ka qenë totalisht e pafiltër deri së fundmi!

A është ndonjë vend european kaq liberal sa Kosova, sa të lejojë një lëvizje kaq të lirë të njerëzve e mallrave, duke rrezikuar veten e vet?! Nuk na ka pyetur askush asgjë neve, pse kufijtë i kemi të hapur..….A përgjegjësi duhet të japim ne, për grupet radikale fetare në Kosovë, paradox i llojit të vet!

EULEX-i duhet patjetër të japë përgjegjesi para qytetarëve europianë për shumat astronomike të shpenzuara e shpërdoruara në Kosovë si dhe para qytetarëve të Kosovës për dështimin e tij.

SIGURIA - KUFIJTË— Ju 27 vende të BE-së a sa jeni!

Cili vend i juaji i ka të hapur kufijtë ndaj çdo qytetari të botës? Ta marrim në mënyrë hipotetike, ç’do të ndodhte me Francën apo Britaninë e Madhe… p.sh po të hiqte regjimin e vizave vetëm për 30 vjet dhe të lejonte lëvizjen e lirë të njerëzve në vendet e tyre, se Kosova i ka të hapur prej 30 vjetësh kufijtë e saj!

Mbi 20 shërbime të huaja sekrete operojnë në Kosovë (2009), kush e di sa janë bërë deri sot!

Po të ndodhte kjo në ndonjë shtet të BE-së me këtë pakënaqësi të qytetarëve europianë, nuk jam shumë e sigurtë se çfarë do të ndodhte, referuar se fundi grupeve nacionaliste në rritje në të gjithë Europën, radikalizmit fetar etj etj…

Çfarë do të ndodhte me qytetarët europianë, po t’i linin kufijtë e hapur? Do të ndodhnin tragjedi, bazuar në frymën europiane antiemigrim….

Për çfarë vetëdije qytetare po flasim, për një vetëdije shumë të lartë qytetare të shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm. A, po, e kemi KFOR-in këtu që e ka ruajtur sigurinë, atëherë: Kosova ose është shtet ushtarak me KFOR-in brenda, që i bie se në vazhdojmë të jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe nga tjetër EULEX-i, korrupsioni e krimi janë institucionalizuar, se të dyja nuk funksionojnë në Kosovë, ligj dhe ushtri të huaja për 20 në Kosovë!

Kosova është nën protektorat ushtarak ndërkombëtar. A nuk ka pasur fuqinë KFOR-i bashkë me UNMIK-un, e EULEX-in të mbyllë ose të kontrollojë kufijtë e Kosovës nga hyrjet e njerëzve dhe mallrave?!

Zonja Mogherini, ne jemi me kufij të hapur, a thua pse? Sepse është forma më e mirë për të na mbajtur nën presionin e të pazgjithshmes, sepse përfitimet do të jenë më të mëdha për Serbinë e kompromiset me të dhimbshme për Kosovën.

 Zonja Mogherini, më pëlqen të besoj se ju dhe zyra juaj nuk përfaqësoni asgjë europiane, por vetëm idete sterile tuaja e që janë qesharake!

Thjesht nuk merrem me to, përndryshe do të tmerrohesha. Kur jemi te kufijt, të gjitha ish-njësitë kostitutive federale të Jugosllavisë, përveç Maqedonisë Veriore sot kanë konteste kufijsh, pse u dashtë me aq ngulm që Kosova të bëjë demarkimin me Malin e Zi, nën një presion-shantazh dhe premtim politik?

A dini pse? (a Kosova është sui generis), sepse ju shkelni parimet bazë të BE-së dhe operoni me standarde të dyfishta si të ishte çeshtje e juaj personale, kur doni i zbatoni e kur doni jo, aq ulët sa për t’i fyer inteligjencën edhe një të mituri, e për më tepër nuk denjoni bashkë me z. Hahn t’u kërkoni falje publike qytetarëve të Kosovës për fjalën tuaj publike, që nuk e mbajtët!

Ju dy zyrtarë kaq të lartë europianë, që gënjeni publikisht pa u skuqur fare, nuk keni më moral politik, të silleni si pa të keq “promotorë të vlerave europiane”, besoj u sqarua gjithçka!
Jeni kopja më e keqe e vlerave europiane. Pikërisht duke ndjekur këto parime të standardeve të dyfishta, ju mbani “hanging on” Ballkanin si vatër krize të përhershme, për të balancuar, interesa te Zoti e di se kujt, por jo të shqiptarëve!

BE i ka borxh shqiptarëve; është koha për një reflektim minimal si kërkimfalja, e pastaj çeshtjet e tjera me radhë.

Ballkanin po e mban të brishtë në aspektin ekonomik, arsimor, shëndetësor e tregtar, sepse janë shqiptarët në pyetje, se po të ishim ne francezë a Italianë a… vështirë se do të duronim më! Siguria e një shteti varet ekskluzivisht nga parimi bazë, sigurimi i kufirit!

PAQJA - Ju 27 vende të BE-së, a sa jeni! Siç duket ju ka ka skaduar afati, pikërisht nga njerëz si zonja Mogherini e z. Hahn që shkelin vlerat dhe parimet europiane, prandaj një organizatë e tillë më nuk ka kuptim, përderisa BE nuk fillon të reformohet dhe të korrigjojë gabimet e veta në qasjen ndaj gjeopolitikave në Ballkan, sigurisë e lëvizjës së lirë të njerëzve e mallrave si dhe thirrjen në përgjegjësi të atyre zyrtarëve të lartë që kanë shkelur këto parime. Përderisa ata nuk kanë frikë ligjin atëherë sillen si të ishin çeshtjet europiane, çështje të tyre personale! Nuk e di a ka BE-ja mekanizma për sanksionimin e dështimeve të zyrtarëve të saj apo misioneve të saj! Duhet t’u kërkohet përgjegjësi.

Paqja: ku janë shqiptarët në këtë mes karshi Europës, pa përjashtim. Shqiptarët janë aty ku secili shtet europian do të dëshironte të ishte, kombi me jo hegjemon në Europë, vendi që kurrë nuk ka kolonizuar dhe pushtuar toka të të tjerëve.

Shqiptarët kurrë nuk kanë ushtruar politika hegjemone dhe kurrë nuk kanë pasur apetite për territore të huaja, por kanë mbrojtur me çdo kusht të vetën. Kjo sigurisht e komplekson Europën, pa përjashtim. Këto janë vlera, e dashur Europë, jo retorikë, por fakte.

Shqiptarët janë kombi më paqësorë, më bashkëpunues, më proeuropian, më properendimorë madje shkon deri në vetëmohim – dëmtim të vetvetës për hir’ të të mirës së përgjithshme. Shqiptarëve iu janë tkurrur kufijt nga “Europa Demokratike” çdo 30-50 vjet, nga konferenca të ndryshme, e “darka të djallit”….Hegjemonizmi i fqinjëve të shqiptarëve është shpërblyer në vazhdimësi!

Europë, kujdes çfarë vlera po promovoni! Mjaft më! Jemi vrarë, dhunuar e përzënë nga shtëpitë tona, e sot jemi të pazhvilluar, të paarsimuar e të pa kulturuar por shqiptarët janë ende në këmbë, a dini pse?...Se shqiptarët prodhojnë Gjergj Kastriot, Gonxhe Bojaxhiu e Ibrahim Rugova, personalitete me përmasa të vlerave sublime të pakontestueshme për paqe e humanizëm.

Ne nuk prodhojmë “kasap të Ballkanit” se nuk jemi popull barbar. Kosova ka pranuar, mbron dhe promovon të drejtat e minoriteteve me një ekskluzivitet, si asnjë shtete anëtarë i BE-së. Mund ta kuptoj shumë mirë pse jeni të kompleksuar nga shqiptarët!….Prandaj, cilido shtet nga Europa dhe më gjerë që përkrah në çfarë do forme, agresorin, në këtë rast Serbinë, ai shtet përqafon edhe krimin, genocidin, shkel të drejtat e njeriut dhe parimet themelore të demokracisë.

Shqiptarët po trajtohen nga ju zonja Mogherini si populli më lebroz, si alien, po trajtohen si hebrenjtë në luftën e dytë botërore por me metoda më urbane, nëse shqiptarët nuk ju pëlqejnë, le të na propozon një Izrael dikund në botë, kudo, Afrikë…Azi….Zelandë…. kudo që ajo na cakton, ne po shkojmë të gjithë! Se nuk na ka mbetur argument tjetër për të ju bindur që ne jemi viktima e jo agresori. Ne jemi në tokën tonë, pikë.

Ne fare s`kemi nevojë për të hyrë në Europë, për aq kohë sa Europa s`ka nevojë për ne! Për ç’ka?! Për të përqafuar vlerat e çoroditura të saj, jo, Europa duhet të reformohet dhe të fuqizohet që të merr vendimë të drejta për Europën.

Nëse ne nuk jemi në BE, kjo duhet ta shqetësojë BE-në, se ligjin ajo e ka në dorë në Kosovë!

Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë është bërë me lejen tuaj, duke mos e luftuar atë. Shqiptarët janë vlera e Europës në parim, janë pikërisht politikat diskriminuese të BE-së dhe standardet e dyfishta ato që i kanë stërkeq dhe relativizuar vlerat tona, me ndihmën e disa të ashtuquajturëve shqipetarë, por që nuk ditën të mbrojnë vlerat e kombit të vet’.

Qasja juaj më asocion në nxitje luftërash të reja në Ballkan, ju siç duket nuk jeni të interesuar të ndërtoni paqe mes popujsh, por të na mbani në armiqësi të përhershme, jo vetëm popullin shqiptarë e atë serb por edhe më gjerë, sa here që gjeni injorantë të tillë në Beograd e Prishtinë, gjithmonë do t’ia dilni!

Jeni duke na mbajtur në Geto, si të ishim me lebrozë, statusi i vendeve të treta! Pse jemi ne në këtë situatë sepse ju respektoni parimin e forcës e jo të drejtësisë, e njëra e përjashton tjetrën; përderisa të jetë kështu, atëherë është e qartë për ne, në Ballkan kurrë nuk do të këtë paqe, harrojeni!

Na keni armiqësuar aq shumë me njëri tjetrin sa kemi filluar ta urrejmë edhe veten e vendin tonë, po e urrejmë të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse aq shumë ju kemi besuar! E ju keni qenë aq të ftohtë e tinëzarë. Sepse në Kosovë, ju keni instaluar korrupsionin dhe krimin keni vrarë të ardhmen e shpresën e rininsë së Kosovës, asetin me të rëndësishëm të ketij vendi, që aq shumë ia keni zili, në kuptimin pozitiv të fjalës. Sepse aty ku nuk funksionon ligji aty nuk ka as arsim, as shëndetësi, as siguri, as ekonomi as kulturë as asgjë…na keni bërë të ndihemi inferior ndaj disa anonimusave të Europës në Kosovë, (por me rrogat të majme, sepse vetëm kjo i bënë të ndihen superiore), paguajnë qytetarët europiane, s`ka dert! Ju i keni dëmtuar shqipëtarët në vazhdimësi duke i denigruar e trajtuar si mos me keq! Mos harroni kjo nuk është aspak gjë e mirë!

Zonja Mogherini sipas jush nëse nesër Kosova sulmonë ushtarakisht kënd do shtete të dojë, kjo qenka në rregull sipas parimeve që t`i ndjek, sepse po ndjek parimin e forcës e jo të së drejtës!! Ju, do të thonit po BE-ja e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, po de jure por jo de facto.Shto faktin se të gjitha luftërat nëpër botë, janë fituar me ndihmën e të tjerëve, parimi i aleancave, në këtë pikë Kosova nuk është kurrfarë sui generis. Agresori në këtë  rast Serbia po përfiton: nuk u ka kërkuar falje shqipëtarëve të Kosovës, ku janë të pagjeturit, reparacionet e luftës, borgjet etj etj, tash po qet kushte për revokim të taksës, për të vazhduar dialogun, me të drejtë Serbia nuk është në pozitë për t`i vënë kushte Kosovës dhe nuk mund t`i vë kushte. Me qasjen e mikelimit ndaj Serbisë ju po dëmtoni edhe qytetarët e saj në thelb, duke i toleruar për të mos e pranuar të keqen që ju kanë shkaktuar popujve të Ballkanit 3 dekadat e fundit. Nuk ka asnjë lloj marrëveshje paqësore mes popujve pa u zbatuar parimi i drejtësisë dhe praktikat e mirëfillta europiane, pikë.

Çdo marrëveshje tjetër qoftë e kushtëzua e shantazhuar apo e imponuar do të sillte vetëm komplikime dhe implikime të tjera me përmasa të paparashikueshme konfliktesh nderetnike.

Si është e mundur që 1,7 milion banorë të Kosovës me 10,880 metra katrorë, ju nuk patet kapacitetin ta menaxhonit pas 2008-ës,!…as ta ngritni ekonomikisht as të përmiresoni jetën e qytetarëve… Pse nuk jemi zhvilluar ne? pse fëmijet tanë nuk kanë arsim cilësorë, pse fëmijët tanë nuk kanë sigurim shëndetësorë. Se të bësh fëmijë në Kosovë sot-duhet të jesh hero! aq e pasigurtë është! Pse nuk keni investuar në zhvillim ekonomik që ne ta mbajmë vetëveten por keni investuar në kapitale të vdekur, afalt, ujësjellës etj. Njerëzit duhet të punojnë dhe të fitojnë që të bëhen të pavarur dhe zot të vetvetës, do të duhej të ndërtonit fabrika, pa prodhim s`ka mirëqenie, baza ekonomike e përcakton superstrukturën. Një proverb thotë: nëse dëshiron ta mbysesh dikë jepi para, nëse dëshiron ta ndihmosh atë hapi një vend pune.

Shpresën në gjithë këtë proces rreth Balkanit e shoh ikjen tuaj bashkë me z. Hahn dhe ardhjen e Agela Merkel –në vendin tuaj, politikanja e vetme parimore, konsistente dhe koherente në qendrimet e saj për Ballkanin.

P.s: në këtë shkrim nuk është trajtuar faktori shqiptarë gjegjësisht, Kosova karshi vetvetës.

Florie Bajoku-aktore e dështuar në Kosovë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xxxxx25/02/2019 16:50

Shkrim i shkelqyer! Te lumte pena! Tani t'i kthehemi Shqiperise. A nuk jane po keto figura te BE qe po na sulmojne perdite me "protesta te dhunshme" ???? Po ne France moj" shoqja" Mogerini e " shoku "Hann pse nuk i denoni protestat e dhunshme, te cilat nuk krahasohen me protesten e 16 shkurtit? Po Rilindasit tane e harruan 21JANARIN e tyre ku goditen , gjuajten dhe dogjen gjithe c'gjeten perpara? Po per DROGEN, KRIMIN , KORRUPSIONIN, VJEDHJEN E VOTAVE, KONCESIONET ME PPP, POLICET E LIDHUR ME DROGEN, VETINGU I DESHTUAR QE E KALOJNE VETEM ATA QE I SHERBEJNE RAMES, a ka SY" shoqja " Mogerini e " shoku Hann? Perderi sa nuk jane ndjere per gjithe keto menxyra qe i kane ndodhur Shqiperise koto 6 vjet une them me bindje:"Po kane SY po nuk i kane ne balle , po i kane ne BYTHE". DHE SA PER LENIEN E MANDATEVE QE PO PRISHIN INTEGRIMIN E SHQIPERISE NE BE, A MUND T'U PYES: "A DO T'I HAPNIT TANI NE QERSHOR?" SIGURISHT QE JO! PRANDAJ BOLL NA CATE TRAPIN! MBYLLNI ATE HALE ! SHYQYR QE POLITIKA D SHQIPERISE TE JETE E PAVARUR E TE PYESE VULLNETIN E POPULLIT KETE HERE.

opionisti25/02/2019 15:57

hahn te takoje me stundente me minatore pastaj banore astiripataj takon nano as partise lulushi mos e tako ALFREd MOISIU 2.BASHKIM KOPLIKU AVNI PONari JOZEFILLa TOPalliedhe te tjere dhe halle populli

Toni25/02/2019 14:24

Shihet edhe progresin qe i solli edhe italis ne politikat europjane do mbahen mend shum gjat kjo, dhe prodi qe e zhvlersoj italin ne hyrjen ne europ , morgerini nuk ehte gjetyr per te vetet dhe do gjendet per tjeret.

Drini25/02/2019 14:23

Pse nuk reagojne te tjeret? Gazetare,intelektuale,politikane....Pse???!!! Mos mendoni se "te huajt me detyra ketu" JANE TE PAPREKSHEM.Jo. Duhet t'u kundervihemi qe TE BINDIM EPRORET E TYRE PER PADERJTESITE QE NA BEJNE TE DELEGUARIT E TYRE.

Asd25/02/2019 13:35

Ike o Florije e pjek ndonje buke misri, dhe lerja opoziten z. Haradinaj se e ben vete me mire.

Sazan Skuka25/02/2019 13:14

Vetem nje fjale dhe po te ishte mundesia ta shkruaja me germa te arta.RESPEKT

Idi25/02/2019 12:34

Mogerini u vendos ne ate pozicionit nga nje gabim trashanik i pranuar edhe nga vete Renzi. Ajo eshte nga ato ekstremistet e majta italiane qe sulmonte me bomba molotov. Nje injorante dhe intrigante. Ajo dhe Han ne maj me zgjedhje ne BE fshihet nga politika por demin e beri.

Shto koment

Denonco