Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Media e Vatikanit: Situata në Shqipëri është tragjike!

Media e Vatikanit: Situata në Shqipëri është tragjike!

11:06, 25/02/2019
A+ Aa A-

Gati e gjithë media italiane i ka kthyer sytë nga Shqipëria, pas zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë. Përveç mediave prestigjioze si  RAI, La Repubblica, Mediaset, Corriere, “Il Fatto Quotidiano” etj, edhe organi zyrtar mediatik i Vatikanit , “Vatikan News” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar asaj që po ndodh në vendin tonë.

 Autori i shkrimit, Amedeo Lomonaco, pasi ka bërë një analizë për krizën në Shqipëri ka cituar edhe  Arkipeshkvin e Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo i cili e sheh situatën krejtësisht ndryshe nga kryeministri Rama, i cili deklaron për mediat italiane se nuk ka krizë, por një përpjekje të izoluar të opozitës për të marrë pushtet pa votë dhe në tavolinë.

Në këtë prononcim Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës thotë, se situata në Shqipëri është tragjike dhe se mungon dialogu mes palëve. 

“Situata është tragjike dhe për fat të keq mungon një dialog mes partive politike. Ndoshta faji është pak a shumë i të gjithëve. Një dialog i vërtetë kërkon një dëgjim të sinqertë, deri në nivelin e përuljes. Sot në Shqipëri mungojnë të dyja. Dhe gatishmëria për të dëgjuar gjithashtu supozon prirjen e përulur. Politikanët duhet të shikojnë se dialogu është e vetmja rrugë. Duhet të jetë një dëgjim i vërtetë. Nuk është as një kompromis i thjeshtë. Kjo nuk është e vetmja herë që në Shqipëri ka lindur situata e tensionit. Prandaj, nga partitë politike është e nevojshme të kemi më shumë ndjenjën e të mirës së përbashkët. E mira e përbashkët gjithashtu kërkon një sakrificë të caktuar nga ana e të gjithëve” deklaron At Fredo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco