Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Meta pret Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, i rëndësishëm bashkëpunimi për të ardhmen europiane të rajonit

Meta pret Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, i rëndësishëm bashkëpunimi për të ardhmen europiane të rajonit

10:43, 25/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin.

Me ftesë të Presidentit Meta dhe të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, Kardinali Parolin ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë dhe të bekimit të fillimit të punimeve për Spitalin e kurimit të kancerit të gjirit, një amanet i Shenjtores Nënë Tereza.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve.

Image

“Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”,  – nënvizoi Presidenti Meta.

Ndërsa duke iu referuar vizitës së Kardinalit Parolin në Tiranë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë dhe i jep zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, sidomos në arsim dhe shëndetësi.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të dialogut, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit për të ardhmen europiane të rajonit.

Image

Për takimin e tij me zyrtarin e lartë të vatikanit Presidenti Meta ka shkruajtur edhe në faqen e  tij në facebook.

Ja positmi i kreu të shtetit:

Kënaqësi të mirëpres në Tiranë Sekretarin e Shtetit të Atit të Shenjtë Papa Françeskut, Kardinalin Pietro Parolin. Mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit sot më të forta se kurrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco