VIDEO/ Çfarë po ndodh në PS?! Rama 'eliminon' Blendi Klosin dhe bunkerizon partinë

VIDEO/ Çfarë po ndodh në PS?! Rama 'eliminon' Blendi Klosin dhe bunkerizon partinë

10:16, 25/02/2019
A+ Aa A-

Së fundmi aktori, Florian Binaj, ka hedhur në rrjet një video promovuese për Shqipërinë, me një gjetje që ka ngjallur debat. Në klipin për Shqipërinë me zë dhe titra në anglisht, të titulluar “Taken By Albania”, ftohet aktori i njohur hollivudian, Liam Nelson, i cili luan personazhin kryesor në filmin e famshëm “Taken”, që të vizitojë Shqipërinë e cila sipas kësaj gjetjeje artistike, nuk përfaqësohet nga kriminelë si Marko nga Tropoja.

Videoja promovuese që si duket i paraprin edhe  mbajtjes së Samitit të Diasporës është sponsorizuar, nga ministria e Turizmit. Duket kjo ka qenë arsyeja që në këtë “film” anti-film, të mos mungonte ministri Klosi i cili i bën thirrje në anglisht aktorit Nelson, për të bërë një xhiro në Shqipërinë ku gjen çdo gjë të mrekullueshme, përveçse kriminelëve.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjet dhe është rishpërndarë nga mijëra persona, mes të cilëve vetë Klosi, ministra të tjerë dhe eksponentë të lartë të Rilindjes.

Nuk kishte si të mungonte edhe Edi Rama, i cili e ka shpërndarë këtë mini-film në faqen e tij në Facebook, duke ja kushtuar Samitit të Dytë të Diasporës.

Po ka një problem, në videon e hedhur nga Rama. Ajo është censuruar; origjinales të prodhuar nga aktori Florian Binaj, i është hequr një pasazh. Dhe pjesa që ka eliminuar Rama është pikërisht ajo, ku shfaqet ministri Blendi Klosi. Këtë të fundit mund ta shohësh në të gjitha postimet pa përjashtim, edhe tek ai i Elisa Spiropali, kurse tek video e Ramës është censuruar. Shihni më poshtë videon origjinale dhe atë të postuar, nga Edi Rama. Në fillim të saj sekondën e 25, te e para shfaqet Klosi duke ftuar Liam Nelson të vijë në Shqipëri, kurse tek ajo që mund ta gjeni në faqen e Ramës, ky pasazh është censuruar.

Natyrisht ky nuk është një “gabim teknik”, por një reflektim i asaj që po ndodh brenda PS-së pas futjes së vendit në një krizë sistemi të imponuar nga bëmat korruptive-kriminale të Edi Ramës.

Blendi Klosi u shfaq të enjten e kaluar në një debat me Aldo Bumçin, mjaft i tërhequr dhe gati pohues ndaj sinqeritetit shpërthyes të ish-deputetit të PD-së. Edhe eksponentë të tjerë të PS-së që janë thirrur nëpër studio televizive që pas veprimit radikal të opozitës, me retorikën dhe qëndrimet e tyre në mbrojtje qesharake, më shumë kanë përforcuar mendimin plebishitar të opinionit, për drejtësinë e atij vendimi.

Ko ka qenë edhe një nga arsyet, pse ditën e djeshme Edi Rama urdhëroi të gjithë eksponentët e Rilindjes dhe PS-së që të “zhduken” nga studiot televizive dhe të shmangin debatin publik me opozitën.

Ky bunkerizim që Rama po i bën PS-së ka të bëjë më së shumti me një revoltë të brendshme, që po zien dhe pritet të shpërthejë së shpejti. Nuk ishte rastësi shënimi i Pandeli Majkos i cili edhe pse i binte rrotull e rrotull duke cituar mendimtarë të mëdhenj për rolin e liderit, arrinte në konkluzionin se PS-në, lideri i saj e kishte tradhtuar dhe tani mendon vetëm për pushtetin personal dhe të klanit të tij.

Jemi në një fazë që Partia Socialiste, ata pak elementë që kanë mbetur prej saj edhe me mbështetjen e bazën, po zgjohen dhe po kuptojnë se Rilindja e Ramës, jo vetëm që shkatërroi partinë e tyre, por nuk është gjë tjetër përveçse një maskim politik, i një klani klepto-kriminal i drejtuar nga Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 25/02/2019 16:40

Nuk duhet te ngaterrohet Rlindja me Socialistet. Rilindja nuk eshte partija socialiste, rilindja nuk eshte populli socialist. Populli socialist nuk eshte mafioz, nuk eshte kriminal. Popujt jane nje lloj, si ata socialist, si ata demokrat. Rilindasit nuk kane lidhje me asnjerin. Eshte koha per tu distancuar nga Rilindja. Eshte koha qe gjithe socialistet e vertet te reagojne dhe te kontribojne per shqiperin. Te gjithe e duam shqiperin te jete per shqiptaret, te jete si per socialistet si per demokratet,. Ata qe po largohen nga shqiperija nuk jane demokrat, por jane dhe socialist. Prandaj eshte koha qe Socialistet e vertet, socialistet e ndershem te distancohen nga krimi, nga mafia.....

Ajo25/02/2019 11:47

Kjo vidio promocionale per nje samit te pakuptimte dhe tejet te shtrenjte, mund te thuash se ne vend qe te vere vetulla, po nxjerr syte fare, sic thote edhe nje fjale e urte. Gjithe qellimi i saj nuk ishte te promovonte Shqiperine turistike, qe vertet eshte e mrekullueshme, por te theksonte se krimi dhe mafia shqiptare nuk egziston sot nen udheheqjen e ndritur te Rames, por ne vitin 2008 ( e vute re se sa here u shfaq ne ekran Taken ( 2008)? Sigurisht e gjithe kjo vidio dhe thirrja qesharake qe i behej Liam Neeson te vizitonte Shqiperine ( qellimi sikur ishte te mblidhte diasporen shqiptare neper bote!) ka te vetmin qellim per te theksuar se Shqiperia ishte simbol i droges dhe i mafies se organizuar vetem ne vitet kur ka qeverisur PD- ja. Me vjen keq vetem pse Florian Binaj, nje aktor i talentuar, eshte bere pjese e farses makiazh te Rilindjes mafioze. A thua askush nuk mund ti rezistoje shit-blerjes se ketij qelbesire?

Shto koment

Denonco