Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, në fokus djegia e mandateve nga opozita

Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, në fokus djegia e mandateve nga opozita

09:43, 25/02/2019
A+ Aa A-

Është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne kryesia e Partisë Socialiste. Kjo është një mbledhje e radhës, por në fokus të saj pritet të diskutohet qëndrimi që do të mbajë mazhoranca pas djegies në bllok të mandateve të deputetëve nga opozita, njofton Klan.tv.

Deri tani mazhoranca është shprehur e vendosur për të vijuar më tej, pavarësisht kërkesave të opozitës për qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme. Të tjera vendime që pritet të merren kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco